Boçi: Velipoja e vendosur për të rikthyer PD-në në forcën drejtuese të vendit!

Nënkryetari i PD, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, Luçiano Boçi, ka zhvilluar një takim me demokratët në Velipojë.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se demokratët janë të vendosur për të rikthyer PD-në në forcë drejtuese në vend.

‘Se kemi ideale të larta, angazhim të sinqertë dhe program real për ta shëruar vendin nga krimi, korrupsioni, degradimi, varfërimi i mbjellë nga karteli Rama&Rilindja!’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë

Velipoja e vendosur për të rikthyer PD-në në forcën drejtuese të vendit!

Ne duhet të takojmë çdo qytetar, të trokasim në çdo derë dhe zemër për t’i dhënë atyre fjalën e besën që jemi këtu për ta, për familjet e tyre dhe vendin tonë.

Se ne të gjithë bashkë vazhdojmë të merremi me politikë se kemi përgjegjësinë e përmbushjes së ëndrrave të fëmijëve e peojekteve të rinjve.

Se kemi ideale të larta, angazhim të sinqertë dhe program real për ta shëruar vendin nga krimi, korrupsioni, degradimi, varfërimi i mbjellë nga karteli Rama&Rilindja!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …