Boçi: Velipoja e vendosur për të rikthyer PD-në në forcën drejtuese të vendit!

Nënkryetari i PD, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, Luçiano Boçi, ka zhvilluar një takim me demokratët në Velipojë.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se demokratët janë të vendosur për të rikthyer PD-në në forcë drejtuese në vend.

‘Se kemi ideale të larta, angazhim të sinqertë dhe program real për ta shëruar vendin nga krimi, korrupsioni, degradimi, varfërimi i mbjellë nga karteli Rama&Rilindja!’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë

Velipoja e vendosur për të rikthyer PD-në në forcën drejtuese të vendit!

Ne duhet të takojmë çdo qytetar, të trokasim në çdo derë dhe zemër për t’i dhënë atyre fjalën e besën që jemi këtu për ta, për familjet e tyre dhe vendin tonë.

Se ne të gjithë bashkë vazhdojmë të merremi me politikë se kemi përgjegjësinë e përmbushjes së ëndrrave të fëmijëve e peojekteve të rinjve.

Se kemi ideale të larta, angazhim të sinqertë dhe program real për ta shëruar vendin nga krimi, korrupsioni, degradimi, varfërimi i mbjellë nga karteli Rama&Rilindja!

About Redaksia

Check Also

Ish-Presidentët Bush, Obama dhe Klinton në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Trump

Ish-presidentët amerikanë George Bush, Barack Obama dhe Bill Clinton kanë mbërritur në Uashington për të …