Diskutimet u fokusuan te situata politike në Shqipëri, përfshirë problemet me krimin dhe korrupsionin, si dhe mbështetja për opozitën shqiptare në ndërtimin e koalicioneve dhe fushatën elektorale.
Gjithashtu, Mediu falenderoi Presidentin e Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, për mbështetjen e opozitës me një rezolutë mbi situatën në vend. Ndërkohë, me eurodeputetin Rihard Khols, u diskutua mbi sfidat e rajonit përballë agresionit rus dhe ndikimit kinez. Këto takime përforcojnë përpjekjet për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në përballimin e sfidave politike dhe demokratike në Shqipëri.
Postimi i Mediut
Takim i IDU në Washington DC u përshëndet nga i nominuari si Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Trump, Kongresmeni Mike Waltz.
Bashkë me kolegët Vokshi, Këlliçi të PD dhe Zotaj dhe Muzhaqi të PR, kisha kënaqësinë të takohesha përsëri me Mike Waltz, i cili ka qenë këshilltar për Sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dy njerëz që kanë mbështetur Shqipërinë në antatësimin në NATO.
Po ashtu kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth situatës politike në Shqipëri me Presidentin e Institutit Republikan Amerikan, Daniel Twining dhe Drejtorin për Europën, një mik i vjetër, Paul McCarthy, si dhe nevojën për ndihmën që mund të japë Instituti Republikan Amerikan për opozitën shqiptare, ndërtimin e koalicioneve dhe fushatën elektorale.
Por dhe për një vëmëndje më të madhe Amerikane për situatën e krimit, korrupsionit në bashkëpunim me qeverinë duke shkatërruar mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në takimin me Presidentin e Partive Popullore, z. Manfred Weber, e falenderova për mbështetjen që i dhanë opozitës me një rezolutë të qartë për situatën e rëndë në Shqipëri.
Rihard Khols nga Latvia është një nga zërat e fuqishëm të parlamentit Europian mga grupi konservator dhe me një qëndrim të qartë kundër agresionit Rus dhe ndikimit Kinez në Ballkan.