Salianji reagon nga qelia: Taksidarët e Ramës kërcënojnë e gjobisin biznese

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar nga qelia lidhur me projektligjin e propozuar sot nga PS në Kuvend për faljen e gjobave.

Në postimin e tij në Facebook, Salianji thotë se është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga kryeministri Edi Rama në çdo zonë. Ai shton se ata janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese sidomos ata të ndërtimit.

Salianji thotë se falja duhet të jetë e plotë dhe e shumëanshme.

Postimi i plotë

Falje e plotë dhe e gjithanshme për çdo gjobë të padrejtë!

Është e qartë për cilindo që administrata publike dhe më të dalluarit si shërbëtorë, ata të vijës së parë, instektoriatet shtetërore, përdoren si kamxhikë personalë nga Edi Rama dhe servil-vartësit e tij në çdo zonë.

Janë taksidarët e Ramës që kërcënojnë e gjobisin biznese, janë inspektorët e llojllojshem po sidomos të ndërtimit që sulen si macet e egra në gjah, shkojnë marrin ryshfete para se të mberrijë muratori që do ndërtojë avllitë, kasollet, magazinat, suvatimet apo çatitē nëpër lagje e fshatra.

Janë lloj e soj nepunesish që bejne be për Edi Ramen, të cilet e nisin ditën me një plan të qartë biznesi, sa do marrin për vete e sa do dergojnë lart te shefi, gjithnjë duke zbatuar në të njejten kohë dhe vijen e partisë për të trembur e shtypur qytetarët.

Këta laro janë agresive dhe janë neveria e çdo qytetari, biznesi apo familje. Gjahu i preferuar janë të pambrojturit dhe veçanerisht opozitarët, ata që “nuk na votojnë”. Këta fundosen me kërcënime, gjobiten, burgosen! Ata të pushtetit përkëdhelen, dhe lejohen të ndërtojnë kate pa leje dhe në mes të Tiranës e më pas qeveria kujdeset që t’i legalizojë me akte normative. Pra keta tanet, ta gezojnë deri në fund shkeljen e ligjit, është fliozofia e taksidareve dhe shefave të tyre.

Nisur nga premisa e vertetuar tashmë, se kjo kategori gjobit për motive të mitmarrjes ose te goditjes politike, Partia Demokratike duhet të propozojë faljen e gjithe gjobave që burojnë nga ky arbitraritet dhe kthimin e parave cilitdo qytetar që i jane marre padrejtesisht. Të falen dhe gjobat e tatimeve, doganave, IKMT, kamatat e energjisë elektrike, etj. Falja duhet te jete e plote dhe e shumëanshme. Në fakt, nuk po falet asgje, është thjeshtë rikthimi në ligjshmeri pasi kanë mbajtur kostot e perballjes se padrejte me shtetin e nuk gjejne dot drejtësi askund. Ndaj, një propozim i plotë për falje do të ishte ajo që do rivendoste ne vend të drejten. Ky është sugjerimi im për koleget dhe propozimi im si amendament për projektin hileqar te qeverise, të shkruar sot me nxitim në kthinat e Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Skandali i gjykatës kriminale, dënon me vetëm 11 vite burg kriminelin në Elbasan që vrau kamarierin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj …