Ulsiu bën të fortin: PS do ta miratojë ligjin se i ka numrat dhe nuk pyet për opozitën!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se, ligji për faljen e gjobave të pavjela për ndërtimet pa leje do të miratohet në Kuvend, pasi socialistët i kanë numrat dhe nuk mund t’i pengojë opozita.

“A jeni dakord ju që ky Parlament t’i anulojë gjobat? Ne si mazhorancë i kemi votat dhe kemi mandat për ta bërë këtë gjë. Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite. Ku Parlament ka tagrin dhe vullnetin për ta bërë këtë. Kur të vini ju, anulojini ju”, tha ai.

Kjo lëvizje e mazhorancës shihet gjerësisht si një mjet për të fituar vota në fushatën elektorale.

Por për deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjobat po anulohen vetëm për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo për vullnet të socialistëve.

“Do duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po i shfuqizon ti. I ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Ka shfuqizuar shkronjën të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në kundërshtim flagrant institucionet në varësi tuaj kanë vijuar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar në 2022 nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo që po sillni sot këtu nuk është aq më shumë e një veprimtarie terrori ndaj qytetarëve për gjoba që Gjykata Kushtetuese ia kishte shfuqizuar dhe ju për interesa kriminale presioni për zgjedhjet e vitit 2023 i gjobisnit qytetarët në këmbim të presionit për votë. Një raport nga KLSH që e ka konsideruar këtë një grabitje të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ju keni sjellë me urgjencë një projektligj që bën sikur i fal gjobat kur e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese me vendimin 15 datë 22.06.2022”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Lirohen 7 protestuesit e arrestuar pas protestës së 23 dhjetorit

Gjykata ka bvendosur të lirojë  7 protestuesit e arrestuar për bllokimin e rrugëve. Qytetarët ishin …