Zhupa: Arsimi është kthyer në çerdhe të kriminalitetit, ministrja fshihet…

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka mbajtur fjalën e saj në një interpelancë të kërkuar me ministren e Arsimit. Gjatë kësaj interpelance, Ministrja e Arsimit dhe deputetët e mazhorancës nuk ishin të pranishëm në sallë, pasi ata e braktisën seancën pas zhvillimeve të ndodhura brenda saj.

Zhupa e filloi fjalën e saj duke kritikuar reagimin e institucioneve ndaj ngjarjeve tragjike, si humbja e jetës së një 14-vjeçari. Ajo theksoi se kjo ngjarje është shumë më serioze se disa shpërthime të panevojshme të deputetëve të mazhorancës.

Zhupa u shpreh se ministrat e qeverisë janë të padisiplinuar dhe të pandjeshëm ndaj tragedive që ndodhin në shoqëri. Ajo ngriti pyetje mbi përgjegjësitë e institucioneve dhe sigurinë e fëmijëve në shkollat publike, duke kërkuar përgjigje të qarta. Me kritika të ashpra ndaj ministres dhe institucioneve, deputetja Zhupa kërkoi që kjo e fundit të mbajë përgjegjësinë për çdo ngjarje tragjike që ka ndodhur në shkollat shqiptare.

Fjala e deputetes Ina Zhupës

Zonja Spiropali dhe zonja Balluku, ju keni bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti Braçe të etiketonte parfumin, thonjtë dhe gjatësinë, dhe ju nuk reaguat. Çështja për të cilën unë e kam thirrur këtë interpelancë është shumë më serioze se sa zoti që e meritonte plotësisht.

Është një ngjarje tragjike, ngjarja e humbjes së jetës së Martinit dhe plagosjes së Luisit. Çdo njeri normal nuk do të bënte zhurmën këtu për një thënie, por do të duhej të ishte prekur nga ngjarja. Ajo zonjë, e cila u zgjërdhi në Parlament nga një ngjarje e rëndë e humbjes së jetës së 14-vjeçarit, është shumë e irrituar nga shprehjet popullore të popullit tonë të dashur dhe të mençur.

Ndërsa Manastirliu ishte mësuar si ministre e Shëndetësisë që t’i bënte gjëmën shqiptarëve dhe ishte mësuar si ministre e Shëndetësisë që vdekjet nuk i bënin përshtypje, si ministre e Arsimit po bën rekorde në këtë drejtim, duke e krahasuar veten me ministren e Drejtësisë.

Në fakt, kur vë një të pafat në krye, mbetet sërish e pafat, dhe froni i shërben për të nxjerrë më shumë në pah injorancën e vet, siç ka ndodhur me ministren Manastirliu.

Po, a kanë përgjegjësi institucionet për këtë ngjarje? A është kjo ngjarje një rast i veçuar? A kanë fëmijët tanë sot siguri në shkollat publike? A janë investuar institucionet shqiptare me psikologë për të trajtuar në mënyrën e duhur konfliktet midis nxënësve në shkolla, që të mos shkojnë në ato pasoja që ne pamë?

Në fakt, përgjigjja që duhet të japë ministria sot, dhe për të cilën e kam thirrur në interpelancë, jam shumë e bindur që nuk do të ketë përgjigje, sepse do të jetë shumë e indinjuar nga shprehjet popullore, më shumë se sa nga vdekja.

Është e rëndësishme për secilin prind, është një përgjigje që e pret secili prind i Republikës së Shqipërisë që ka fëmijët në shkollat publike, është një përgjigje që e kërkojnë prindërit që kanë protestuar për dorëheqjen e Ogerta Manastirliut, sepse dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi kur humbet jeta e një fëmije në dyert e shkollës.

Ministrja, shyqyr gjetën një rast që ofendoi zoti Braçe që të iki, ministrja është fshehur pas protestës së qytetarëve, fshehet nga opozita, fshehet nga kushtetuta, por ama duhet të dijë që prindërit e fëmijëve shqiptarë nuk e falin papërgjegjshmërinë e saj. Nuk e falin zgjërdhjen e saj, nuk e falin kriminalizimin e arsimit.

A e dini ju që vetëm në dy muaj ka humbur jetën një i mitur, është plagosur një tjetër, është mbyllur një universitet privat që shiste diploma fallco, janë arrestuar 7 pedagogë që merrnin para në provime, është arrestuar një pedagog që komunikonte me bandat në Sky ECC, Enchrochat. Janë dënuar 14 mësues që vendosnin nota fiktive për nxënës të çregjistruar, është përdorur shkolla e braktisur e Vaut të Dejës si shtëpi bari.

Ju keni kriminalizuar arsimin. Do të duhet një platformë për dekriminalizimin e arsimit, sepse me në krye një ministre që ka modelin e kësaj maxhorance me kriminelët që ecin përpara, me kriminelët që bëhen deputetë, me kriminelët drejtorë, me kriminelët që bëjnë fushatën, e keni bërë arsimin një çerdhe të njerëzve të inkriminuar. Dhe ndaj do të doja, zot, në emër të qytetarëve, jo për ne, nëse ka kurajo të nxjerrë ndonjë fjalë nga goja zgjërdhimtaria Manastirliu, të na thotë se çfarë ka bërë për dekriminalizimin e arsimit.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shantazhon gazetaren pse i publikoi aferat korruptive

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shantazhon gazetaren që ka publikuar fakte të shumta …