Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka sqaruar se, lajmet për ndryshime të drejtuesve të qarqeve janë të pavërteta dhe dashakeqe.
Garo thekson se, Oerd Bylykbashi mbetet udhëheqësi politik i qarkut të Durrësit, ndërsa listat e miratuara nga Kryesia dhe Kryetari i PD, të shpërndara në media, përfaqësojnë grupe pune që do të ndihmojnë udhëheqësit politikë të qarqeve gjatë fushatës zgjedhore.
Reagimi i plotë i zëdhënëses për shtyp në PD, Floriana Garo
Lajmi i shpërndarë në disa media sipas të cilit kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndërruar një apo disa drejtues qarqesh janë të pavërteta dhe shtrembërime dashakeqe.
Oerd Bylykbashi vazhdon të jetë udhëheqësi politik i qarkut të Durrësit.
Listat e miratuara nga Kryesia dhe Kryetari i PD, të shpërndara në media janë grupet e punës që do të ndihmojnë udhëheqësit politikë në qarqe, të përcaktuar tashmë, përgjatë fushatës zgjedhore.
Ju lutem, referojuni vetëm njoftimeve zyrtare të Partisë Demokratike dhe shmangni çdo lajm të rrejshëm gatuar me qëllim përhapjen e pështjellimit dhe të pavërtetave në lidhje me aksionin e opozitës.