Këlliçi: Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, gabon!

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, është shfaqur skeptik në lidhje me aksionin e BKH në shtëpinë e kreut të Bashkisë Tiranë Erjon veliaj, ku iu sekuestrua dhe telefoni bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Në postimin e tij në Facebook, Veliaj thotë se “spektakli” i ofruar nga SPAK nuk është asgjë tjetër vetëm se pasojë e përplasjeve brenda PS që ai nuk ngurron ta quajë si Grup i Strukturuar Kriminal.

“Kushdo që mendon se pas show-ut të sotëm, SPAK po bën drejtësi, GABON!

Spektakli i sotëm, me regji të paralajmëruar, është thjeshtë çështje e përplasjevë të brendshme në Grupin e Strukturuar Kriminal, që formalisht quhet PS!

Ky është thjesht një dorëzim i kontrolluar i Edi Ramës!

SPAK vetëm ekzekuton porositë”, thotë Këlliçi në postimin e tij.

 

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …