Topalli: Rikthimi i tretë i Berishës ka ndodhur!

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli, ka krahasuar rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha me atë të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

Komentet Topalli i bëri në A2 CNN, ku tha se, kur Trump akuzohej dhe fotografohej si i dënuar, askush nuk mendonte se ai do të vinte në pushtet.

Ajo shtoi gjithashtu se rikthimi i tretë i Berishës ka ndodhur tani, pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 1992 dhe në vitin 2005.

“Po mendoja Trump në SHBA, ndoshta përpara një viti kur ai ishte nën akuzë, kur i bënin foto si i dënuar, si i akuzuar, askush nuk mendonte se ai ishte në pushtet. Dhe mosha është e njëjtë dhe është rikthyer praktikisht në pushtet. Rikthimi i tretë i Berishës faktikisht ka ndodhur.

I pari në ‘91, i dyti pas ‘97 dhe i treti tash. Para pak ditësh një e njohur imja më çoi një video në tik tok, unë s’kam tik tok. Më kujtohej që ishte periudha e 2021 kur e shpallën non grata, kur Basha me vendim personal e përjashtoi nga partia. Dhe më morën në një emision televiziv dhe më thanë çfarë do bëhet.

Unë i thashë që kam një eksperiencë nga viti 1997, kur Berishën të gjithë e izoluan, ishte më keq se shpallja non grata, kur PD ishte izoluar. Dhe askush nuk besonte se mund ta çonte këtë forcë drejt pushtetit dhe erdhi 2005. E drejta ndonjëherë duket e vështirë në horizont, por nuk është e paarritshme. Procesi ndaj Berishës është iniciuar nga Qeveria”, tha Topalli,

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …