Berisha: Çdo patronazhist do të shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Kryetari i PD, Sali Berisha në komunikimin e sotëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale komentoi edhe strukturën kriminale të patronazhistëve që përdor Edi Rama për zgjedhje.

Lideri demokrat theksoi se çdo patronazhist do të shpallet terrorist elektoral dhe do gjykohen me rreptësinë më të madhe.

“Çdo patronazhist shpallet terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe

Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.

I siguroj se do mjerohen me ndëryrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës. Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e pare”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …