Berisha pret ish-senatorin italian Razzi: E informova mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur në një takim ish-seantorin Italian, Antonio Razzi.

Takimi me ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar Italian, është bërë në ambientet e slisë blu, ku është diskutuar për situatën politike dhe jo vetëm në Shqipëri, ku kryedemokrati ka dhënë detaje përmes një statusi në rrjetet sociale.

‘Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënjeve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë’, shkruan Berisha.

Pjsëmarrës gjithahstu në këtë takim ishin Nën/kryetri i PDSH, Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkisë Lushnjë, Elton Bano.

Postimi

Takim me ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar Italian, Antonio Razzi.

Të dashur miq, dje takova mikun tim të hershëm, ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar italian, Z. Antonio Razzi që tani kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump.”

Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënjeve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë.

Takimi ishte miqësorë dhe i hapur. Në të morën pjesë Nën/kryetri i PDSH Z. Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkisë Lushnjë, Z. Elton Bano.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …