Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka denoncuar rritjen e faturave të ujit të pijshëm, në bashkitë e këtij qarku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale nga ku ka ngritur dhe shqetësimin, Boçi shkruan se Rama, e ka rritur çmimin e ujiot për familjarët dhe bizneset, si një dhuratë për Vitin e Ri.
Teksa thotë se Rama në çdo fushatë, premton zgjidhjen e problemit të ujit, megjithë miliardat e që i tret në ujin e xhepave të pangopësisë së vet, faturat ia ngop qytetarëve.
Reagimi
NGAQË “E DO SHUMË” SHKODRËN RAMA I JEP SI DHURATË TË VITIT TË RI TARIFA UJI MARRAMENDËSE
Rama çdo fushatë premton zgjidhjen e problemit të ujit.
Pasi nuk e zgjidh për të disatën herë, megjithë miliardat e që i tret në ujin e xhepave të pangopësisë së vet, faturat ia ngop qytetarëve.
Ndërmarrjet e ujësjellsave janë sot më deficitaret.
Me humbje marramendëse.
Sepse aty është abuzuar pa fund me fonde dhe me punësime, duke i kthyer në burim parash dhe votash plot me patronazhistë.
Për të qenë më i sigurtë Rama, ky lubi lekësh, i mori vetë në drejtim prej tre vitesh dhe tani bën ç’të dojë.
Nuk harron madje të dëshmojë dhe këtu “dashurinë” e tij të madhe për Veriun e në veçanti për Shkodrën.
Me VKM e botuar dje në Fletoren Zyrtare “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA PËR SHOQËRINË RAJONALE UJËSJELLËS-KANALIZIME SHKODËR SHA”,
Rama rrit tarifat tërësisht jashtë çdo logjike e konsultimi publik për këtë qark.
As vendimin kundër të Këshillit Bashkiak, nuk e përfilli, në rastin kur ka ndodhur në bashkitë e qarkut.
Kjo është një goditje fatale për ekonominë e jetën e qytetarëve pasi Shkodra faktohet si ndër qarqet më të varfra e me shpopullimin më të madh.
Përkatësisht:
[⛔️] Në Shkodër:
Fatura mujore për familjarët rritet me 84%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 96%.
[⛔️] Në Malësi të Madhe:
Fatura mujore për familjarët rritet me 20%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 49%.
[⛔️] Në Vau Dejës:
Fatura mujore për familjarët rritet me 108%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 47%.
[⛔️] Në Pukë:
Fatura mujore për familjarët rritet me 82%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 80%.
[⛔️] Në Fushë Arrëz:
Fatura mujore për familjarët rritet me 845%.
Fatura mujore për biznesin rritet me 344%.
p.s
Për pensionistët Rama ka një porosi: Ata të kursejnë sa më shumë ujë si në pirje, ashtu dhe në larje, me qëllim që t’i teprojë ndonjë lek nga bonusi i fundvitit!