Partia Republikane Amerikane i heq “non grata”-n Sali Berishës

Nga Ardit ZENELI

‘Cunami Trump’ nga përtej Atantikut duket se po vjen më shpejtë seç pritej edhe në Ballkanin Perëndimor dhe pasojat e tij katastrofale për të politikanët e majtët dhe sorosistët po ndihen përditë e më shumë.

Le të ndalemi pak te politika shqiptare, e cila prej 12 vitesh është sunduar nën thundrën e ‘Rilindjes’, në nisje të 2013-tës me pagëzimin e Xhorxh Soros dhe më pas të Alex Soros, duke vjedhur dhe grabitur pasuritë e Shqipërisë, duke kanabizuar vendin, duke përzënë mbi 1 milionë shqiptarë, duke kapur drejtësinë dhe në fund duke përçarë opozitën dhe arrestuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pa asnjë provë kundër tij.

Dhe ky i fundit doli një kockë e fortë për tu kapërdirë nga ‘Rilindja’ dhe administrata amerikane në Tiranë, e dirigjuar nga Xhorxh Soros, pasi edhe pse e dizenjuan ‘non grata’ pa prova, por vetëm me fletë-rrufetë e organizatave të ish-partneres së Edi Ramës, nuk u dorëzua, (si pak kush në botë kundër një sulmi të tillë të gjithë anshëm), por përkundrazi, doli edhe më i fortë, duke bashkuar opozitën, dhe duke denoncuar me prova dhe fakte, se Shqipëria është një narko-regjim dhe drejtësia e kapur po përdoret si kamxhik politik ndaj opozitës, për t’i siguruar narko-diktatorit Edi Rama, një mandat të katërt.

Ku jemi sot, pas majit 2021, ditën kur ish-kryeministri Sali Berisha u dizenjua ‘non grata’ si pasojë e lobimit të Ramës nëpërmjet McGonigalëve në departamentin e Blinken?
Deri tani janë votuar unanimisht tre rezoluta brenda muajit, e para e CDI, e dyta e PPE, ku dënonin narkoregjimin e Edi Ramës dhe përdorimin e drejtësisë për të përndjekur dhe arrestuar liderët e opozitës.

Ditën e sotme, një rezolutë e tretë dhe më e forta, ku Unioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
Anëtarët kryesorë të IDU-së janë Partia Republikane Amerikane dhe konservatorët britanikë.

Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike.
‘Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, represioni politik po përshkallëzohet, duke shënuar gjykime, arrestime dhe burgosje të motivuara politikisht të liderëve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri’, theksohet në Rezolutën për Shqipërinë e votuar ditën e sotme nga IDU.

Me pak fjalë, duke u ndalur personalisht te kreu i PD, Sali Berisha, IDU, ku anëtare kryesore është Partia Republikane e ShBA, nuk ka asnjë problem që të mbështesi liderin e opozitës në Shqipëri edhe pse ai është dizenjuar ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Defacto Sali Berishës i është hequr ‘non grata’ nga administrata e ardhshme republikane në krye të Shtëpisë së Bardhë. Pritet vetëm zyrtarizimi i saj pas datës 20 janar 2025! 

About Redaksia

Check Also

O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euro-atlantike” drejtësinë…

Nga Gent STRAZIMIRI O ne, o Franca, nuk e kemi dhe aq “euroatlantike” drejtësinë… Një lajm …