Rama priti një foto me Trump, por Presidenti amerikan takoi Presidenten e Kosovës në ceremoninë e ‘Notre Dame’

Rama kishte dëshiruar shumë një foto me Trump në ceremoninë e rihapjes së “Notre Dame” ku ai ishte ftuar nga Presidenti francez, por Presidenti amerikan ka shtrënguar duart me përzemërsi me Presidenten e Kosovës dhe jo me Ramën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo ka pasur rastin të takohet dhe të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’,” ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale, duke ndarë një fotografi ku shfaqet duke shtrënguar duart me presidentin e sapozgjedhur amerikan.

Ceremonia shënon një moment historik për katedralen që u dëmtua rëndë nga zjarri i vitit 2019 dhe tani hap dyert për publikun pas një restaurimi të gjatë dhe të detajuar.

Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota për të nderuar historinë dhe simbolikën e kësaj katedraleje ikonike.

Presidentja Osmani vazhdon të përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e vendit dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi me liderë globalë.

About Krye Redaktor

Check Also

Edvin, 10 gushti është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Nga Sali BERISHA Edvin! Dje ishte 38 vjetori i varjes në litar në sheshin qendror …