Rruga Elbasan-Lekaj, PD: U skualifikuan ofertat më të ulëta, dëmi ekonomik 21 milion euro

Partia Demokratike ka denoncuar procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj.

Si pjesë e e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, thotë se fituesit për këtë aks rrugor ishin të paracaktuar.

Sipas PD, në procedurat ëe zhvilluara nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli

Në vijim të denoncimit tonë për 6 procedurat e zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar që lidhen me projektin Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII me vlerë limit në total rreth 150 milionë euro, u shpallën fituesit si më poshtë:

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza I” (3.5km)

Fitues operatori S….. shpk me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose rreth 80% të vlerës limit, me diferencë 3.5 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët.

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza II” (3 km)

Fitues operatori G…….. shpk me vlerë 18 milion euro pa tvsh ose rreth 72% të vlerës limit, me diferencë 500 mijë euro nga oferta me çmimin më të ulët.

“Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paperr Faza III” (2.4 km)

Fitues operatori 2 T… shpk në pronësi edhe të vëllait të ish kreut të Gardës “Sako”, me vlerë 22 milion euro pa tvsh ose rreth 89% të vlerës limit, me diferencë 4.6 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza I” (3.5km)

BOE Fitues A….C…………… shpk & A…….. C………….. shpk& A……. K……….. shpk, me vlerë 20 milion euro pa tvsh ose 83% të vlerës limit, me diferencë 4.2 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët.

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza II” (3 km)

Fitues BOE “B….. shpk & B…….H…….. shpk & E…… shpk & R…………..” me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose 86% të vlerës limit, me diferencë 3.9 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët

“Ndërtim aksi rrugor Paperr – Ura e Grykshit, Faza III” (3.25km)

Fitues operatori A……B……………..shpk me vlerë 21 milion euro pa tvsh ose rreth 85% të vlerës limit, me diferencë 4.1 milion euro më shumë se oferta me çmimin më të ulët.

Shkeljet:

Në çdo rast u skualifikuan ofertat më të ulëta duke shkaktuar një dëm ekonomik 21 milion euro;

Të gjithë operatorët e shpallur fitues janë investuar aktualisht në kontrata paralele në kundërshtim me DT shtojca 8, pjesa II pika “D”, dhe VKM nr.42, datë 16.01.2008 “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi” i ndryshuar;

Kreu III pika 1/b

b) Subjektet e licencuara në zbatim nuk mund të kualifikohen si fituese për punë publike të prokuruara sipas ligjit të prokurimit publik nëse janë fitues dhe/apo kanë në proces në të njëjtën kohë si kontraktor/nënkontraktor një investim sipas një kontrate të lidhur/apo në proces për t’u lidhur.

Sikurse parashtruam nuk mori pjesë asnjë operator i huaj për shkak të afatit të pamjaftueshëm për ekuivalentimin e licencave.

Sa herë duhet ta denoncojmë ARRSh-në për shkeljet ligjore të kryera në mënyrë të përsëritur dhe me arrogancë, që prokurorët e posaçëm ose jo, të hapin dosjet e të fillojnë hetimet?

Për këto procedura do të paguhen 21 milion euro më tepër sesa shifra me të cilën mund të zbatoheshin.

Kush përgjigjet për këta miliona të vjedhur nga taksat e qytetarëve?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …