Takimi i IDU/ Vokshi: Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira që kur Rama ka marrë pushtetin!

Presidentja e Forumit të Gruas të PD, deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së mbajtur në takimin Bashkimit Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) në Uashington, bëri një pasqyrë të situatës së rëndë politike në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Vokshi e vuri theksin tek mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, të cilat nuk organizohen që kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013.

Ajo bëri publik edhe artikullin e Zërit të Amerikës, ku thuhej se 1 në 4 votues në Shqipëri kanë ndryshuar votën, për shkak të presionit të administratës

Fjala e Albana Vokshit në IDU

Unë jam Albana Vokshi, presidente e Forumit të Gruas të PD-së dhe Zëvendës presidente e EPP Ëomen.

Siç disa prej jush mund ta dini, Shqipëria ka qenë një nga vendet më të izoluara nën regjimin më të ashpër diktatorial në Evropë, shumë i ngjashëm me Kubën sot. Kam jetuar 20 vite nën atë regjim, jam dëshmitare se çfarë do të thotë të jetosh në një vend ku nuk ke asgjë – as të drejta, as liri, as TV, vetëm lajme të kontrolluara…

Atë që shumë vende e marrin të mirëqenë, ne kemi luftuar për ta siguruar.

Një fakt: Shqipëria sot qeveriset nga Partia Socialiste, ish-partia komuniste, dhe bijtë e bijat e Byrosë Politike janë pjesë e qeverisë.

Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë.

Në dekadën e fundit, 1 milion qytetaarë kanë lënë Shqipërinë. Rreth 75-80% të tyre janë të rinj, janë truri, të talentuarit, profesionistët që po largohen.

Është ironike, por familjet

shqiptare po investojnë në burime njerëzore për vendet e zhvilluara.

Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku të drejtat kushtetuese dhe ligjore po shkelen.

Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).

Kontrolli dhe balancat themelore kushtetuese janë zhdukur, me Parlamentin që ka humbur funksionet e tij: nuk ka më mbikëqyrje parlamentare.

Sistemi i drejtësisë, pas reformës «së famshme» në drejtësi, e cila u ndikua  shumë dhe u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe George Soros, në vend që të bëjë drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës.

Shqipëria sot është një nga vendet në botë me të burgosur politikë. Deri tani janë pesë prej tyre, por mos u habisni nëse para zgjedhjeve të ketë më shumë të arrestuar, në burg ose të ndjekur penalisht.

Duke filluar me Berishën, Kryetar i PD-së, e duke vazhduar me Ilir Metën, Kryetar i Partisë së Lirisë, Fatmir Mediun, që është këtu, nuk është i burgosur, por ai dhe unë mund të jemi. Mos u habisni nëse përfundojmë në burg.

Salianji, është në burg vetëm sepse denoncoi vëllanë e ministrit që duhej të vuante dënimin për trafik droge në Itali. Dhe ju e dini rastin e Fredi Belerit, deputet i Parlamentit Evropian, I cili u dënua me 16 muaj burg dhe nuk u lejua të hynte në zyrë edhe pse fitoi zgjedhjet.

Media dhe shoqëria civile janë të kontrolluara, korrupsioni është i shfrenuar.

Por ajo çfarë dua të ndalem është: zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar.

Sot, Zëri i Amerikës, që nuk është opozitë, është media zyrtare qeveritare në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste.

Në lidhje me krimin e organizuar: Kam këtu një hartë. Do të shihni këtu disa nga bandat kriminale në Shqipëri, të lidhura me Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste. Ato e ndihmojnë për të fituar zgjedhjet, duke detyruar njerëzit të votojnë për mazhorancën socialiste.

Në hartë duket qartë që të njëjtat banda kriminale po drejtojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt porteve të ndryshme evropiane.

Pra, mazhoranca, i forcoi këto banda kriminale, i përdori për zgjedhje, dhe tani ato janë sshndërruar në rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, Amerikën Latine.

Ajo çfarë ne kërkojmë, është mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, mund të jetë një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nuk është çështje emrash, është përtej individëve, është një çështje për hir të popullit shqiptar që dëshiron zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që të vendosë me votë se kush do të jetë qeveria e ardhshme.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …