Vrasja e 14-vjeçarit/ Avokati: Janë fshirë pamjet e momentit fatal…

Avokati i familjes së Martin Canit, i cili u vra disa javë më parë me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, tha se asnjë nga institucionet duke filluar nga shkolla e deri te Prokuroria nuk kanë treguar mbështetje për familjen Cani.

Avokati Redi Ramaj, tha se drejtoresha e shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar prindërit e Martinit.

Më tej ai tha se, institucionet nuk kanë informuar familjen e Martinit për asgjë lidhur me hetimet, ndërsa tha se babai i të ndjerit nuk është marrë në pyetje ende nga autoritetet.

“Nuk shoh dezinformim, media ka bërë detyrën e saj. Familja Cani nga dita e ngjarjes e deri më sot që flasim ka pasur burim mediat, pasi institucionet jo vetëm nuk e kanë informuar por nuk kanë marrë as në pyetje babanë e të ndjerit. Familja është në terr duke nisur nga shkolla, dretoria e deri të prokuroria.

Drejtoresha e Shkollës Fan Noli nuk ka ngushëlluar familjen Cani. Nga komukimet e mia me familjen asnjë intitucion shettëror nuk ka shkuar për ngyshëllim te familja. As edhe një lloj mbëhstetje. Momenti fatal nuk është fokusuar nga kamerat. Institucionet e tjera kanë dështuar. Edhe sot që kam marrë konfirmim të dytë drejtoresha e shkollës nuk ka bërë asnjë ngushëllim për familjen Cani”, tha avokati.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga zëri juaj guximtar u denoncuan vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij dhe narkoministrave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga zëri juaj guximtar në “Rrugën e Shpresës” …