Berisha i parë udhëhoqi opozitën e parë antikomuniste për rrëzimin e diktaturës komuniste, Berisha i dytë po udhëheq opozitën e parë anti-mafie për të rrëzuar një regjim bandash.
Sali BERISHA
Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të thellë ndaj jush që, keni ardhur sot këtu për të nderuar veprën e pavdekshme të studentëve liberatorë dhe tribunit legjendar të tyre, Azem Hajdari, më 8 dhjetor të vitit 1990.
Miqtë e mi, ne kemi patur një histori të dhimbshme dhe të vështirë. Në vitin 1912, u shpall pavarësia e kombit dhe liria e tij. Në vitin 1944, më 28 tetor, populli ynë u çlirua nga një pushtim i jashtëm, për të rënë po atë ditë me nnjë pushtim të brendshëm barbar, më mizorin që kohërat kanë njohur në diktaturën staliniste të Enver Hoxhës.
Kjo diktaturë, në 46 vite të ekzistencës së saj vendosi mbi shqiptarët shtypjen më të egër që ata kishin njohur në tërë historinë. Vendosi diktaturën më të thellë të izolimit të tyre, sa kurrë ndonjëherë në histori. Vendosi tiraninë e urisë dhe skamjes që, shqiptarët s’e kishin njohur kurrë më parë nëpërmjet hiperkolektivizmit.
Rënia e murit të Berlinit dhe revolucionet demokratike të vitit 1989, pavarësisht prej tyre, Shqipëria mbetej siç e cilësonte partia staliniste dhe diktatori i fundi, si bastioni ose kështjella buzë Adriatikut e socializmit.
Regjimi, me propagandën e tij, fliste çdo ditë për demokratizimin, por vriste çdo javë të rinjtë, të cilët niseshin për të kaluar në botën e lirë. Dhe jo vetëm i ekzekutonte, por i sillte dhe i zvarriste kufomat e tyre në qytetet: Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, vetëm e vetëm për të terrorizuar popullatën.
Pikërisht, në këto rrethana, 34 vite më parë, një grup studentësh dalin në darkë në këtë shesh dhe nisin protestën e parë studentore në historinë e vendit. Rreshtojnë një seri kërkesash.
Po regjimi, pavarësisht se ata nuk ishin shumë, atë natë ishin ndofta jo më shumë se sa jeni ju këtu sot.
Duke kuptuar se, beteja me studentët, është beteja më e vështirë për të alarmoi diktatorin, i ftoi ata në mesnatë t’i presë në një sallë të universitetit.
Azem Hajdari me një grup syrësh u paraqitën në takim.
Për cfarë po protestoni, i pyeti, Ramiz Alia?
Nuk po protestojmë për një gotë çaj, z.President, iu përgjigj, Azem Hajdari. Po protestojmë për fatet e lirisë.
U nda nga takimi se diktatori do të vinte t’i takonte, në këtë sallë që sot e kanë mbyllur për ju, diktatorët e rinj. Por, siç ishte, i pabesë dhe i frikësuar gjer në palcë, i kishte nxjerrë në dërgatës së studentëve pusi, i kishte vendosur pusi sambistët, me në krye ministrin e Brendshëm, Hekuran Isai, dhe mbi ta u vërsulën si shtazë, me shkopinj dhe mjete tjera, në mënyrë që këta të mos mendonin më të protestonin. Këta të dorëzoheshin.
Por unë u them ju, se ata qenë të pamposhtur. I pamposhtur është vetëm ai që, pasi rrëzohet, ngrihet.
Më datën 9, ora 8 të mëngjesit, ata bashkohen me vendimin solemn për t’i pushtuar regjimit sheshin e pushtetit, sheshin qendror të Tiranës. Dhe nisen drejt tij.
Pata fatin e madh që, së bashku me shkrimtarin e njohur, Besnik Mustafaj dhe kinoastin, Kujtim Çashku, të mësojmë se ishin nisur drejt qytetit dhe u nisëm drejt tyre.
U gjetëm përballë tyre në rrugën e Elbasanit, segmentin midis Liceut Artistik, dhe sot, rezidencës së ambasadorit italian. Ishim shumë afër, pak metra.
Azem Hajdari, ngrihej mbi supet e tyre me thirrjet: poshtë dinastia, poshtë diktatura, liri demokraci!
Ndërkohë, ata djem dhe vajza ishin të rrethuar nga forca sambiste, polici, gardë, ushtri. Shumë e shumë herë më numerikë, se sa ishin ata.
U vërsulën brenda pak minutave me tërbim, me egërsi të paparë kundër tyre. U vërsulën, i godisnin dhe humbisnin ndjenjat, i kapnin prej këmbësh dhe i flaknin në kamione për t’i larguar nga sheshi, nga rruga.
E pastruan brenda, të themi 5, 6 apo 10 minutash. Me Besnikun, i them, të shkojmë se mos ka të plagosur. Dhe u nisëm drejt konvikteve. Takojmë një grup, po me Azemin, të tronditur, me hematoma, të mavijosur, por të pamposhtur, përsëri.
Më kërkuan, a mund të na përfaqësosh? Jo, u thashë, unë përfaqësoj Sali Berishën, por unë ju mbështes ju. Por unë, ju mbështes ju, dhe ju mbështes fortë. Atëherë më kërkojnë, jemi të plagosur shumë, dhe kishim merak se, po keqtrajtoheshim në spitale.
Jo, i thashë unë, nuk do të keqtrajtoheni, me atë merrem, jam mjek, pedagog.
Kemi të burgosur.
Për ata nuk kam ç’tju them, nuk njoh në aparatin e burgjeve.
Më thonë: ne ora 3:30, do zbresim në shesh, pasi ishin bërë copë e pikë. Dhe ta dinë ata, se në atë shesh gjë mbi tokë nuk do të lëmë.
Trima si ata nuk kishte.
E vërteta ishte se, ky ishte ultimatumi i parë që Ramiz Alia kishte marrë në jetën e tij dhe diktatura, dhe diktatura kishte marrë në jetën e tij nga protestuesit.
Nuk dua të bëj këtu historinë e tyre, por ata ndanë epoka me lëvizjen e tyre. Ndarjen e epokave rrallë i takon njerëzve t’i përjetojnë.
Ata vërshuan në mbarë vendin dhe mbollën kudo pemën e pluralizmit, themeluan PD. Organizuan grevën epike të urisë, po në këtë qytetet në atë ndërtesë që sot e bllokon diktatura.
730 e studentevë u ngujuan për të çliruar shqiptarët nga kurthi më i keq që ata kishin përjetuar në të gjitha kohërat, kurthi i Enver Hoxhës, dhe fituan!
Të dashur anëtare dhe anëtarë të FRPD, sot ne nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushtet e një diktature të re, të një diktature, sado mund të çudisë, por studiuesit më të mëdhenj të diktaturave e kanë quajtur këtë lloj diktature formën më të keqë të diktayurave, mobokraci, apo diktatura e bandave, dhe kjo është e vërteta.
Shqipëria sot, përjeton një diktaturë. Një diktaturë, në të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinos së shqiptarëve, të një antishqiptari që nuk njeh ligj, Kushtetutë, as moral.
Një diktaturë, e cila, procesi zgjedhor, zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë, në një farsë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipëri burgjet, arrestimet politike.
Ju, ndofta nuk keni lexuar. Por vetëm dy muaj më parë, diktatori i Tunizisë i fitoi zgjedhjet me 92%, por pasi arrestoi të tre liderët të tre partive opozitare të vendit.
Dhe nuk është e rastit, sepse e krahasojnë sot regjimin e Tiranës me regjimin e Tunizisë.
Një diktaturë e cila, ndërtoi me shpejtësi dhe në pabesi të plotë ndaj shqiptarëve dhe Europës, në këtë tokë, shtetin e parë të drogës, apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Një diktaturë që, shpërfill ligje, Kushtetutë, vendime gjykatash.
Por, miqtë e mi, kjo diktaturë e cila nisi me shndërrimin e Shqipëris në protektorat krimi, ka një moment dhe po ndalem në këtë moment, sepse ju duhet të ndiheni krenarë.
Në një moment të caktuar, mafia ndërkombëtare, me në krye Xhorxh Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, këtë monstër të vërtetë, i cili përdor miliardat e tij, për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, jo më pak se familjen, si bazë e shoqërisë për të shkonfiguruar identitetin, për të shkonfiguruar familjen, për të shkonfiguruar kombet.
Pra, pasi i dha Edi Ramës Drejtësinë në xhep me reformën e tij, tani, duhet t’i jepte në dorë opozitën dhe plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri.
Në atë periudhë gjykuan se kishte vetëm një pengesë. Një politikan pothuaj pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por që qendronte njëlloj si në diktaturën e parë, në vitet e fundit të saj, si avokat i interesit publik mbronte interesin publik, vlerat themelore të shoqërisë, vlerat e familjes, interesin kombëtar. Dhe ky ze duhej shuar, ndaj dhe e sanksionuan, me qëllimin e vetëm që, partia juaj, partia jonë të shdnërrohej në aleate të partisë së krimit, PS. Të krijohej koalicioni i gjerë.
Por merita juaj e madhe është kjo, se të parët midis të parëve, ju u ngritët kundër këtij puçi, kundër këtij grushti shteti që u bë.
Ju, e ndjetë të parët se këtu nuk ishte problemi i një njeriu, por këtu ishte problemi i fateve të lirisë, i sovranitetit të vendit. Këtu ishte problemi i vlerave themelore, mbi të cilat ndërtohet morali njerëzor, për të cilat PD qendron dhe do të qendrojë.
Dhe, ato orë, ato ditë, ishin forumet tuaja, të cilat u rreshtuan në krahun tjetër, në krahun e qëndresës kundër puçit, pavarësisht se nga kush vinte. Pavarësisht,s e vinte nga Uashintoni, aleati, partneri më i madh.
Por, miqtë e mi, e vërteta duhet të jetë ylli polar i çdo njëriu të civilizuar.
Dhe sot, pas 3 vitesh, natyrisht diktatura konsolidoi pozicionin e saj në mbështetjen pa kushte të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Kombi i madh amerikan bëri mrekullinë e madhe të lirisë, përsëri. Me 5 nëntor, i dha përgjigjen e merituar atyre të cilët kërkonin të ndryshonin identitetin e njeriut. Atyre, të cilët në mënyrë barbare i nxisin fëmijët në një udhëtim të paimajginueshëm. I trajtonin si kavje me hormone për t’i ndryshuar gjininë, se kjo do ishte arritja e madhe, ajo që kandidonte si kandidate për presidente. Ftonte proletarët të të gjithë vendeve, bashkohuni, ndryshoni gjininë, se po erdhët si ilegalë në SHBA do paguajmë ndryshimin e gjinisë.
Prindërit, do numertoheshin me emra, siç filloi në Tiranë, 1 dhe 2. Krijoheshin fermat e nëna për të lindur fëmijë të tretë, tani edhe numrin 3.
Kjo ideologji çnjerëzore marksiste-leniniste mori goditjen përfundimtare më datën 5 nëntor, dhe në Shtëpinë e Bardhë rikthehen ato vlera që njerëzit e lirë në gjithë botën ndajnë njëri me tjetrin. Perandoria e së keqes e Xhorxh Sorosit ka marrë një goditje fatale.
Por ne, përsëri jemi në diktaturë, dhe kjo diktaturë njëlloj si diktatura komuniste do të rërzohet se nuk ka të ardhme, por do të rrëzohet vetëm nga ju. Kjo dorëzohet në momentin kur ju, kur studentët, kur të rinjtë të vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me të.
Miq, ju, PD, kaloi një kalvar, por nuk u mposht, por qendruam të pamposhtur. Qendruam të pamposhtur për vlerat që besonim.
Sot, muajin e fundit, ju keni marrë, Opozita shqiptare ka marrë, shqiptarët kanë marrë mëbshtetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre.
Në mbarë botën është denoncuar Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Shqipëria, vendi me të cilat të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu.
Shqipëria, vendi në të cilin, shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët. Shqipëria, vendin në të cilin procesi elektoral është shndërruar në fasadë elektorale.
Pra, maskat ranë. Kërkohet nga ne sulm, sulm dhe vetëm sulm.
Le të ngrihemi ne, në lartësinë e idealeve të atyre që shembën diktaturën komuniste për të shembur diktaturën më të keqe që kanë njohur shqiptarët, diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.
Ju garantoj, se ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitoren, të sigurtë s edo pastrojmë shtëpinë tonë që Zoti të hyjë brenda në këtë shtëpi.
Po, miqtë e mi, Shqipëria është ‘Toka e Zotit’ dhe nuk mund të dalë kurrë prej duarve të tij.
Ndaj dhe, të vazhdojmë mosbindjen civile, të vazhdojmë betejën.
Është radha jonë!
Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre. Garantoj se së bashku do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të rikthehet përsëri në shtëpinë e shqiptarëve, atyre qindra e mijëra që kanë ikur rrugëve të botës, vetëm e vetëm të përzenë nga politikat e Çubriolloviçit të Tiranës.
Asgjë nuk na pengon ne për të çliruar Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë.
Është radha jonë! Është radha jonë!
Fitore! Fitore!
Faleminderit shumë!