“RD”
Atje ishin të gjithë, por Trump kishte përzgjedhur një përshëndetje pubike dhe të vecantë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mes shumë të ftuarve të tjerë. Atje ishte edhe Rama, por askush nuk e vuri re praninë e tij që rrinte në karrige si një fajtor.
Po përse Trump vendosi të takohej me Vjosën dhe jo me Ramën? Asgjë nuk mund të jetë e rastësishme. Trump e kishte pjesë të axhendës së tij Presidenten e Kosovës ashtu sikurse edhe Princin e Wellsit, Willian.
Trump vendosi të takojë Presidenten e Kosovës për të dhënë një mesazh për të gjithë rajonin duke treguar se kush do të jenë partnerët e Presidencës Trump në rajon.
Nëse do të kishte një prioritet si ai i deritanishmi i administratës së Presidentt Biden, atëhere Trump do të zgjidhte të shtrëngonte duart me binomin Rama-Vucic, por Trump dha dje mesazhin e ndryshimit të politikave amerikane në rajon.