PD e Vlorës thirrje prokurorisë dhe KLSH: Hetoni menjëherë aferën korruptive me Tigri1 dhe Tigri3

Deklarata e kryetarit të PD Vlorë, Atird Hoxha:            

Të nderuar qytetarë!

Sot është dita botërore kundër korrupsionit dhe ne jemi këtu në ambientet e Triportit në Vlorë, për të denoncuar një abuzim flagrant me paratë publike, në një aferë të pastër korruptive.

Korporata Elektro-Energjetike e Shqipërisë, vijon të jetë një shembull i qartë i shpërdorimit të taksapagueseve shqiptarë, për interesa korruptive dhe klienteliste. Çdo ditë kjo kompani i paguan 60 mijë dollarë kompanisë Excelerate Energy për këta dy TEC-e që ndodhen pas shpinës tonë, të cilat kanë mbërritur në qytetin e Vlorës, më shumë se dy vite më parë, por që nuk janë vënë ende në punë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, KESH paguan 30 mijë dollarë të tjera, kompanisë italiane Renco, po për këto dy TEC-e, pra janë në total 90 mijë dollarë çdo ditë, për një shumë totale të shpenzuar deri tani, rreth 73 mln euro.

Ky është një abuzim i rëndë, një marrëveshje e mbështjellë me mungesë transparence dhe dyshime të forta për korrupsion.

Për çfarë paguhen miliona dollarë nga buxheti i shtetit, për pajisje që nuk prodhojnë asnjë kilovat energji.

Kush përfiton nga këto marrëveshje të errëta që rëndojnë mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë.

Këto janë pyetje për të cilat Belinda Balluku, duhet të japë përgjigje menjëherë.

Jemi sot këtu për ti bërë thirrje prokurorisë dhe KLSH-së që të hetojnë menjëherë këtë aferë të qartë korruptive. Nuk mund të lejohet që buxheti i shtetit, të shërbejë për pasurimin e një grupi individësh në kurriz të interesit publike.

Ky skandal duhet të ndalet, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe fondet publike duhet të përdoren për të mirën e qytetarëve. Ne nuk do të heshtim, do të ndjekim këtë çështje deri në fund, duke kërkuar transparencë, përgjegjësi dhe natyrisht drejtësi.

Ju faleminderit!

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …