Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, thotë se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD, një ndër vendimet e saj të para do jetë heqja e taksimit progresiv, dhe rikthimi i taksës së sheshtë prej 10%.
Në postimin e tij në Facebook, Teliti thotë se vendime të tjera do jenë dhe ajo e largimit “ceremonial” të patronazhistëve nga administrata publike si dhe pezullimi i menjëhershëm i pagesave të PPP-ve korruptive, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin.
Reagimi
Qeverisja e vogël dhe taksa të ulta, realitet me Berishën kryeministër!
- Anullimi i taksimit vrastar progresiv dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10% mbi të ardhurat dhe fitimin,
- Anullimi i cdo lehtësie fiskale klienteliste dhe korruptive ndaj miqve te oborrit dhe oligarkëve,
- Thjeshtimi procedurave burokratike duke i thënë mjaft “taksimeve të fshehta” dhe rikthimi drejt parimeve të konkurrencës së lirë e të ndershme për secilin sipërmarrës në treg,
- Largimi “ceremonial” i patronazhistëve nga administrata publike, ulja e ndjeshme e shpenzimeve operative dhe eliminimi i shpenzimeve të luksit,
- Pezullimi i menjëhershëm i pagesave dhe më pas edhe anullimi me vendim gjykate i koncesioneve PPP korruptive dhe klienteliste, duke filluar me inceneratorët dhe sterilizimin,
- Heqja me ligj e të drejtës për të miratuar cdo PPP të pakërkuar,
- Futja e garës në prokurimet publike me të paktën 3 ofertues dhe monitorim rigoroz i zbatimit të cdo kontrate publike,
- E sidomos implementimi i një modeli të ri të shpërndarjes si të të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve publike, ku fokus do marrin shtresat me të ardhura të ulta (minimumi jetik dhe rritja reale e pensioneve), sipërmarrja e ndershme shqiptare dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve të huaja.
Të gjitha këto realitet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes 2025-2029 të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike” shprehet Teliti në statusin e tij në rrjetet social