Kryetari i PD, Sali Berisha ka ngritur alarmin për zhdukjen totale të Shqipërisë, në rast se vijohet me këtë mënyrë qeverisjeje. Në një intervistë ekskluzive për Syri Tv, në emisionin Kafe Shqeto, Berisha tha se, pas 30 vitesh, vendi ynë rrezikon zhdukjen, për shkak se narkoeuro ka ndryshuar balancat në ekonominë familjare dhe ato shqiptare.
Sipas Berishës, Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë, ndërsa zgjidhjen e sheh te ndërhyrja emergjente e pagave, pasi në të kundër jetesa në vend do të bëhet e papërballueshme për shumë familje.
Berisha tha se, qeveria Rama, qëllimin e saj të vetëm ka vjedhjen, teksa iu referuar hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pasuritë marramëndëse të familjarëve të tij.
Sipas Berishës, agjentët e BKH-së jo vetëm që gjetën thaës me euro në biznesine bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por edhe dhoma masazhi tajlandez.
Shqipëria është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëhërë. Janë një kompleks faktorësh që e përkëqesojnë shsumë. Njëra është vjedhja e papërmbajtur e fondeve. KLSH ka nxjerrë 1 mld euro në vit. Një problem po kaq i madh janë bërë çmimet e droga, e cila solli narko-euron. Dënoi qindra e mijëra familje shqiptare që marrin remitancat me euro ose dollarë nga jashtë dhe ato janë zhvlerësuar me 30-40 %.
Problem tjetër janë çmimet. Narko euro i ka rritur çmimet në mënyrë të pabesueshme. Shumë e dhimbshme që çmimet bazë kushtojnë shumë më tepër se në Gjermani e Itali. Khjo situatë njuk shkon më kështu nëse nuk i vihet fre, Shqipëria pas 30 vitesh mund të mos ekzistojë më, në kurpimin real të saj. Janë larguar 40% e shqiptarëve nga 2014, ndaj ndërhyrja duhet të jetë emergjente te rrogat, pensionet e shërbimet. Nëse qeveria s’ndërhyn me emegjencë dhe të nisë procesin e shpejtë të ritjes së rrogave e pensioneve për të dalë në krye të pagave të vendeve të rajonit, është e pamundur të përballohet jeta në Shqipëri.
Rumunët deri më sot kanë rritur pesëfishuar rrogat nga 2013, kurse ky mbajti rrogat të ngrira, Ka lënë të paindenksuar minimumi 20% të vlerës së pensioneve, po sërish mbetëm të fundit për rrogat. Nga Shkodra punojnë në Ulqin, është e pakonceptueshme, ndërsa Shqipëria ëhstë më e pasur. Është vullnet.
Këta kanë vullnet për të vjedhur. Ka zbulime për Harabelin. I vëllai i Veliajt, sa u bë Erion Veliaj kryebashkiak, i vëllai e bleu 100 dollarë kompaninë, tani është 32 mln euro. Përveçse gjejnë thaës me euro, gjejnë aty dhomë masazhi tajlandez, është e vërtetë. Ç’e ke këtë dhomë masazhi, e pyeti oficeri i BKH, kam nisur masazh për të hequr stresin….e kupton ku shkojnë paratë?!