Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, sapo të vijë në pushtet të gjitha vjedhjet e Rilindjes do i kthehen shqiptarëve. Deklarata e Berishës u bë në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv, pasi u pyet nga një qytetarë,
Sali Berisha: Absolutisht do të bëhet gjithçka për gjetjen dhe kalimin e tyre pronë publike, shpërndarja e tyre tek qytetarët.
Flavio Qarri: Edhe paratë që kanë jashtë?
Sali Berisha: Do bëhet gjithçka për to. E lehtë nuk është por e pamundshme nuk është. Tani, kështu që këto hotele, këto ndërtime, këto resorte, këto konto, do kthehen dhe janë, unë ju garantoj se janë disa miliarda dhe ato do të shndërrohen në pronë publike, meqenëse zëvendësja e Edi Ramës e quajti mëkat se e kemi shitur Hotel Dajtin dhe u kemi shpërndarë paratë pensionistëve. Po e them këtu që të gjithë paratë që do shiten do u shpërndahen qytetarëve. Se janë të tyre. Ajo kishte kultin e hotel Dajtit i cili ishte hotel i nomenklaturës. I doli, se si hotelin e nomenklaturës, ky e mori e ua dha bonos pensionistëve.