Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupet e punës së PD, Lezhë në kuadër të përgaditjeve për fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
“Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj’, tha Berisha duke krahasuar narkoshtetin e Ramës me regjimin e Asad në Siri.
“Një përshëndetje të përzemërt ju, dhe të gjithë drejtuesve, demokrateve, demokratëve të qarkut demokratik të Lezhës, qarkun e fitores.
Kam shumë kënaqësi të ju takoj. Ju keni ardhur këtu, por unë do të vij të ju takoj kudo atje, në qytete dhe fshatra.
Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e cila është e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj.
Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite, siç ndodhte në diktaturë, mandatet e qytetarëve.
Nuk them se janë të njëjta, jo, por diktatura ngjasin. Të bësh ç’të duash, atyre ngjashmëritë nuk ua heq.
Duke ardhur këtu, po lexoja se i vëllai i Assadit, identik si Olsi Rama, akuzohej se lëvizte tonelatat e drogës, siç akuzohet, Olsi Rama, si një nga kapot kryesorë të bandës së Xibrakës, dhe që mbrohet nga Skrapi i partisë, sepse nga Olsi shkohet tek Edi.
Thashë dhe njëherë, krahasimet nuk janë të njëjta, por ngjashmëritë diktaturat i kanë të pashmangshme”, tha Berisha.