Konfiskohen rreth 1 milionë euro pasuri të Redjan Rrajës dhe…

Konfiskimi i pasurive të Redjan Rrajës, partneres së tij, Kejvina Kthalla, si dhe të shtetases Marsela Çiça, të kërkuara nga SPAK u krye nga policia e Tiranës ka ekzekutuar operacionin e koduar “RESEMBLANCE”.

Sipas bluve të kryeqytet, këto pasuri kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, teksa për konfiskimin e tyre ka marrë vendimin Gjykata e Posaçme më 7 shkurt të këtij viti, i cili është konfirmuar dhe nga Apeli i Posaçëm më 23 Tetor.

Më konkretisht, janë konfiskuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme si më poshtë:

1.Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).

Raportohet se pasuritë e mësipërme i janë dorëzuar Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor si një nga atentatorët, e atentatit të regjistruar më 1 Nëntor të vitit 2019 ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Redjan Rraja është nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

About Redaksia

Check Also

Ministrat e qeverisë me pasuri 17.2 milion euro, Rama deklaron 2.5 milionë euro

Rilindja duket se nuk ka qenë vetëm një nocion politik i përdorur nga Edi Rama …