Nga Adriana KALAJA
Pse Komisioni i Venecias, përveç mafies rilindase në Kuvend, rrëzoi si Gjykatën Anti Kushtetuese ashtu dhe Strukturën Anti Kombëtare SPAK?
Dje mediat, si ato që paguhen nga inceneratorët, krimi dhe mafia në pushtet, qoftë edhe ato që po rezistojnë fort ndaj të parave, dhanë lajmin, lidhur me rekomandimet e Komisionit të Venecias (më poshtë KV), ku si gjithmonë, fillimisht u dual me dy interpretime, dhe pasi u lexua “mirë e mirë” u arrit në përfundimin se KV kishte rrëzuar mazhorancën në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me çështjen “Xhaçka”.
Sipas leximit që unë i bëra shpejt e shpejt këtij vendimi (këshillimor), rezulton se ndër të tjera, argumentonte se Gjykata Kushtetuese duhet t’a shqyrtonte në themel çështjen…..
Kujtoj se në debatin e bërë që në kohën kur çështja u dërgua në Kushtetuese, gjithmonë i kam qëndruar bindjes time se Kushtetuesja me apo “pa dashje”, me apo nën presionin politik, i bëri një nder të madh jo vetëm Oltës Strategjike, kur ktheu çështjen në Kuvend duke i kërkuar Kuvendit daljen me një vendim, por gjithë mazhorancës në Kunvend.
Mbi të gjitha, duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm në të ardhmen.
Se ndryshe nga sa vendosi Kushtetuesja dhe sesi i’u “shit” opinionit publik, Kushtetuesja kishte të gjithë tagrat dhe kompetencat, që në vitin 2022, bazuar edhe në kërkesën e 1/5 të Deputetëve të Kuvendit, kryesisht pjesë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe të tjerë Opozitarë, ta pranonte kërkesën e ta shqyrtonte në themel kërkesën, duke i’a hequr mandatin Oltës strategjike.
Ndaj “shqetësimin” e pavend, nervoz dhe të tepruar të Kryetares së kësaj gjykate, e shoh më tepër si justifikim të asaj shkelje (dhe jo vetëm) të rëndë të Kushtetutës, duke luajtur “ma le, ta lash” e duke e sorrollatur prej dy viteve poshtë e përpjetë këtë dosje, kaq qartë kushtetueshmërisht për ta zgjidhur.
Në këto kushte, nisur nga fakti se kam qenë gjithmonë në idenë se Gjykata Kushtetuese duhet të dilte me vendim përfundimtar që në vitin 2022, i drejtoj disa pyetje Kryetares së kësaj Gjykate, se mbase pas përgjigjes, në distancë që do i japë, mbase edhe “qetësohet” ndopak!
Së pari, pse Gjykata Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e 1/5 së deputetëve për ta shqyrtuar në themel këtë çështje?
Së dyti, pse nuk u përdor precedenti “Kokëdhima” edhe në rastin “Xhaçka”?
Së treti pse nuk shqetësohet Zonja Kryetare, që nuk ka marë pjesë në të gjithë jetën e vet në asnjë gjyq, se pse nuk ekzekutohet që prej 2 korrikut të vitit 2021 vendimi i po kësaj gjykate lidhur me Teatrin Kombëtar dhe se banditi Veliaj ka filluar punimet në kundërshtim me këtë vendim?
E shoh me vend T’Ju bëj me dije të dashur miq, se kur në 21 dhjetor 2022 i kërkuam Gjykatës Kushtetuese të mbronin vendimin që vetë kishin marë, Marsida Xhaferllari, ndryshe bashkëjetuesja e Enkeled Alibeajt, ndryshe përmbaruese e pazereve të Edvinit të Kristaqit dhe vëllait të Olsit të Xibrakës, e rrëzoi kërkesën e Aleancës për Mbrojtjrn e Teatrit.
Ndërkohë, në një interval jo më shumë se 24 orë, Gjykata e Strasburgut pranoi kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për një proces të parregullt ligjor, për shkak të mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar.
Sot çfarë reagimi ka kjo trupë (përveç një pakice ekstreme) që nuk njeh as moral, as parime, as integrite, as dinjitet e as ligji?
Se Kushtetutën jo e jo.
Apo mjaftohen me fjalën popullore:
Paç fatin e Oltës?!
Një nga arsyetimet e Marsidës së Enkeledit, kur rrëzoi kërkesën, ishte fakti se kjo çështje ishte në SPAK!!!!!!
Po.
Është e vërtetë se kjo çështje që prej 30 korrikut të 2021 ndodhet në SPAK, pasi ligjvënësi e ia kriminalizuar mos ekzekutimin apo pengimin në ekzekutimin e një vendimi gjykate.
Imagjinoni një vendim kushtetues.
Aq më shumë që një pikë shumë e rëndësishme e rekomandimeve të KV ishte edhe fakti se:
– Vendimet e Gjykarës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim.
Çfarë kam thënë unë apo ne si Aleancë në gjithë këto vite?
Të njëjtën gjë.
Ndaj dhe iu drejtuam SPAK me një kallëzim.
Madje ligji organik i Gjykatës Kushtetuese (neni 76), e përcakton qartë se:
– Mos ekzekutimi i vendimin të Gjykatës Kushtetuese përben vepër penale.
Edhe vetë Gjykata e Strasburgut ka pranuar një informacion të thelluar dhe me prova lidhur me këtë kallëzim, e deri aty sa sipas infove jo zyrtare ka kërkuar të dhëna të tjera nga SPAK.
Vetëm kaq do mjaftonte që prokurori Edvin Kondili duhej pezulluar nga KLP dhe duhej rë hetohej nga “kolegët” e tij realë.
“Hallet” me dosjen e Toyota Yaris vërtetojnë jo vetëm akuzat tona ndaj këtij prokurori në kallëzimin penal bërë nga si Aleancë, por se mbrojtja dhe amnistia që në mënyrë vijuese i ka gërë banditit Veliaj, janë vërë kundrejt favoreve të pushtetit për të mbyllur këto “halle”….
Se pas atyre që lexova në rekomandimet e KV, vetvetiu lindin pyetje si:
- Po Dumani Altin i dosjes 184, çfarë nuk ka kuptuar nga vepra penale e mosekzekutimit dhe pengimit në ekzekutim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese?
- Po neni 76 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese si e ka lexuar dhe kuptuar?
- Po faktin që KV shprehet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese DUHET të ekzekutohen, si e ja lexuar dhe si do zbatoget te çështja e Teatrit?
- A nuk është rasti më ideal për të mbyllur dosjen e Teatrit, me rëndësi kaq të madhe për interesin publik?
- A nuk është rasti i marjes së masës së sekueatros mbi Truallin e Sheshit të Teatrit dhe pezullim të punimeve kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 29 date 2.7.2021?
Pyetje të cilave, në fakt Dumani Alrin duhet të përgjigjet edhe lidhur me çështjen “Xhaçka”.
Mbase, dhe spakistët, heronjtë e fëmijëve të munguar të Mafiozes Yuri Kim thonë të njëjtën gjë:
– Paç fatin e Oltës….
Prandaj e them me bindje se sot, KV më shumë se deputetët mafiozë të mazhorancës, rrëzoi Gjykatën Anti Kushtetuese dhe Strukturën Anti Kombëtare SPAK, që dukshëm janë rreshtuar në krah të mbrojtjes së mafies dhe krimit në pushtet, që po grabit cdo ditë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Pooooooooor, erërat po ndryshojnë.
Rrjedhimisht dhe kohërat ndaj gjithkush do mbajë përgjegjësi.
Jo vetëm morale.
Shumë shpejt…..
Se të mos legjitimosh 1/5 e Kuvendit në kërkesën e tyre për interpretim të
Kushtetutës, e të mos dërgosh për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të një vendimi kushtetues, ata qofshin.
Por edhe NE, nëse i tolerojmë.
PS: Mund të përgjigjet, se i di më mirë edhe Dumani Nuredin