Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, rrëzoi në mënyrë skandaloze dhe antikushtetuese interpelancën e kërkuar nga opozita për çështjen e gjobës 130 milionë euro për biznesmenin italian Françesko Beketi.
Asaj i erdhi në ndihmë edhe Taulant Balla, i cili mashtroi hapur kur tha se lajmi për gjobën 130 milionë euro është i rremë.
Ai tha se procesi gjyqësor vazhdon dhe nuk ka një vendim. Por kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e rrëzoi menjëherë mashtrimin e Ballës.
Ai publikoi vendimin e gjykatës në Bruksel që detyron shtetin shqiptar t’i japë biznesmenit italian plot 130 mlionë euro.
Me kërkesë të kësaj gjykate, shtetit shqiptar i janë bllokuar llogaritë e kompanisë Albkontroll.
“Që nuk do zhvillohet interpelanca me kryeministrin e dija që kur shkruajti Edi Rama në Twitter, dhe që ju e keni si Kushtetutë. Nuk të kërkoj dot t’i heqësh frikën Edi Ramës të vijë për interpelancë. Kërkesa ime bazohet në fakte të vërteta, që kryeministri dëshiron t’i fshehë. Ky është vendimi i gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro. Këto 130 milionë po shkojnë në xhepat e një individi, ato ndodhen në llogarinë bankare të përmbaruesit gjyqësor. Ka dokumente që unë do t’i bëj edhe publike”, u shpreh ai.
Gazeta RD