Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në parlament në seancën e kësaj të enjteje, për interpelancën e kërkuar nga PD për çështjen ‘Beketi’.
Sipas Bardhit, Rama e ka detyrim kushtetues të vijë e të japë llogari para ligjvënësve, e jo të fshihet pas Xibrakës së vëllait të tij, Olsi Rama.
“Ju keni thënë që kërkesa jonë është marrë nga Kuvendi, kryeministri për shkak të axhendës në seancën e shkuar s’do jetë prezent po do jetë në seancën e radhës, pra sot. Ju kishit detyrim, se në rend të parë të ditës të ishte interpelanca e PD me kryeministrin. Pas asaj që keni deklaruar publikisht, se do ta sillnit Ramën për interpelancë për detyrimin kushtetues dhe për të dhënë llogari në parlament. Rama s’mund to vërë kushte parlamentit se kur paraqitet ose jo.
Kushti që ka vendosur s’varet nga Kuvendi, nëse vëllai i tij është i përfshirë ose jo të Xibraka e të mbyllen hetimet në SPAK, s’është kusht për Kuvendin apo intimidim e presion për mbylljen e dosjes. Thërrisni kryeministrin Rama, personalisht për të dhënë llogari për informacionin që ka dalë në media, posedojmë dokumentacionin për çështjen Beketi, kur s’ka ekzekutim vullnetar, ose të detyrueshëm. Të japë llogari siç e kërkon Kushtetuta”, tha Bardhi.