Ditën e sotme, Ilir Beqja është paraqitur në Gjykatën e Posaçme në seancë paraprake për dosjen e Sterilizimit, ku është i pandehur për shpërdorim detyre.
Ilir Beqja, edhe pse është amnistuar nga SPAK, pasi nuk akuzohet si ekzekutues i aferës korruptive 100-milionëshe në shëndetësi, por për shpërdorim detyre, vijon aktrimin në gjykata.
Dikur bënte varfanjakun, kur kërkonte dosjen gati pasi justifikohej se nuk kishte para ta printonte, tani ka filluar të krahasojë vetën me Hashim Thaçin dhe pretendon se ai trajtohet më mirë nga Gjykata Speciale në Hagë se Beqja këtu.
Gjatë seancës së sotme ai është ankuar për kushtet e gjykatës, pasi nuk e lejojnë të ketë tavolinë, kompjuter e pa patur mundësi të ketë avokatin afër. Ai ka bërë krahasimin me kushtet në Gjykatën e Hagës, pasi tha se Hashim Thaçit i lejohet të përdorë kompjuterin dhe të ketë afër avokatin.
“Hashim Thaci në sallë me kompjuter para, me tavoline dhe afër me avokatin. Ne këtu prapa xhamit, me shënime dore që flasim për tabela të studimit të fizibilitetit, pa tavolinë, pa kompjuter dhe pa patur mundësinë të kemi afër avokatin”, ka thënë shoku i dymetrosh i Edi Ramës.
100-milionë euro është dëmi i shkaktuar me konçensionin e shëndetësisë dhe Ilir Beqja akuzohet si roje institucioni, për shpërdorim detyre, dhe jo si ministër që ka hedhur firma dhe ka ekzekutuar aferën.
I sigurtë se drejtësinë e kontrollon shoku i tij i ngushtë Edi Rama, Beqja tallet me një sistem të tërë, kujtojmë këtu edhe shfaqjet e tij skandaloze kur u thirr në Komisionin Hetimor Parlamentar duke u sjellë si harbut në mes të natës.
Të akuzuar janë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodjan rjepaj, të cilët janë të burgosur prej rreth 1 viti.