Berisha: Përparësia jonë është qytetari! Do të rrisim rrogën, pensionin, shërbimet ndaj tij!

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh me tone kritike ndaj qeverisë aktuale dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore. Ai vuri në dukje praktikën e ndarjes së rrugëve në kontrata të shumta, duke e cilësuar si një mekanizëm kriminal dhe të pandershëm.

Berisha theksoi se në qeverisjen e tij, projektet madhore ishin realizuar me efikasitet dhe transparencë. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe për varfërimin e qytetarëve përmes ngrirjes së rrogave dhe pensioneve.

Më vjen keq, por po ua përsëris prap.

Mor zotëri, por ne e prokuronim rrugën Hani i Hotit-Shkodër. Nuk na shkonte mendja që ta prokuronim rrugën Shkodër-Shtoj, Shtoj-Dobrac, Dobrac deri në gjysmë drejt Koplikut, e me radhë e me radhë.

Nuk dëgjoni gjë në televizor, vetëm lote. Hyrja, hyrje. Edi Rama, kur ishte kryetar bashkie për çdo hyrje merrte ryshfetin dhe jepte lejen. Këta kanë futur një mekanizëm të turpshëm kriminal.

Po si mund të ndash ti, 13 kilometra në 14 kontrata?

Ja ku ishte Rruga e Kombit nga Rrësheni në Kalimash, një kontratë. Rruga Tiranë-Elbasan, nga Farka në Bradashesh, një kontratë. Nga Orikumi në Sarandë, një kontratë.

Nga kthesa e Levanit në Memaliaj, një kontratë. Këta kanë nxjerrë një mënyrë, këtyre u shkon loti sa e gjithë rruga.

Prandaj, duhet t’ua shpjegoni qytetarëve këto. Është çështje parash kjo. Ne, edhe do të ndërtojmë më shumë, po edhe sikur të mos ndërtonim, ne do rrisim rrogat. Por fjala fjalë, do ndërtojmë më shumë.

Mirëpo, kur vjen puna te përparësia, përparësi absolute do të jetë qytetari. Po na përpin kjo varfëri. Mezi dolëm. Ishte ‘quantum leap’ ajo që arritëm në 2008. Që kaluam nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Dhe ky, i ngriu rrogat, i ngriu pensionet. Na rrokullisi në fund. Dolëm 20-30% nën Kosovën.

Pra, programi ynë do të jetë, programi që do të ketë direkt qytetarin, rrogën, pensionin, shërbimet ndaj tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qindra mijëra tituj për Parashqevinë, asnjë titull për 600 simotra të saj që vdiqën se nuk punonin aparaturat

Duke folur në forumin “Të Drejtat e Shkelura”, kryetari i PD, Sali Berisha ka kritikuar …