Berisha do të udhëheqë protestën e madhe të 23 dhjetorit

I pyetur nga gazetarët për skenarin e protestës mosbindje civile të 23 dhjetorit, lideri i opozitës Sali Berisha u shpreh se, skenari do të jetë i ngjeshur dhe mjaft i fortë.

‘Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër…’, u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha.

Ndërsa i pyetur nëse, i druhet ndonjë dëmi elektoral që mund ti shkaktojë Lulzim Basha, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, të marrë me vete dhe Taulant Ballën, meqë janë lidhur bashkë në mënyrë të pashmangshme.

‘Të marrë me vete Taulant Ballën.

Ata janë lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.

Nuk jam unë që e kam lidhur Bashën me Ballën.

Janë lidhur vetë ata në mënyrë të pandashme gjer në fund’, tha Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …