Në konferencën me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar edhe situatën dramatike të sigurisë në shkolla. Berisha tha se, narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa dhe policia po fsheh ngjarjet e rënda që ndodhin nëpër shkolla.
“Çështja e dytë që desha të sjell, zhvillimet e tjera dramatike në shkollat e vendit.
Ngjarja e shkollës ‘Fan Noli’ po përsëritej pothuajse me një gravitet të ngjashëm në Cakran të Fierit.
Po kështu një lajm që duhet verifikuar, dhe u kërkoj medieve ta verifikojnë, se një raportim më ka ardhur mbrëmë për shkollën ‘Isa Boletini’, dhe që e kanë fshehur.
Pra, kanë futur krimin dhe drogën në shkolla narkoshteti.
Po fute drogën, ke futur krimin, i ke futur të gjitha.
Prindër në Cakran rrëfejnë se nxënësit rrahin mësuesit. Degradim i plotë i narkoshtetit, por degradim i atyre institucioneve, të cilat janë institucionet më të rëndësishme siç janë shkollat.
U bëj thirrje prindërve dhe nxënësve të bëjnë gjithçka për të shmangur episode të tilla të nxitura direkt nga pushteti i krimit.
Këto janë shprehje flagrante të penetrimit të krimit në shkolla, të drogës në shkolla.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin indiferent dhe fshehjen e këtyre akteve nga Ministria e Arsimit, Policia e Shtetit dhe qeveria.
Garantoj se akte të tilla në shkolla do dënohen me rreptësinë më të madhe se se në mënyrën më të prerë, të armatosur me armë të ftohta apo të tjera, nuk do mund të futet kush në shkollë.
Kjo që ndodh në shkollat tona po paguhet me gjakun e fëmijëve tanë dhe është i tëri skenar i narkoshtetit”, tha Berisha.