Kryedemokrati Sali Berisha teksa komentoi hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj deklaroi se te galeria “Harabel” e bashkeshortes se Erion Veliajt, Ajola Xoxës u gjet edhe një dhomë masazhi për dy tajlandezë.
Berisha tha se shuma e gjetur ne zyren e saj është 220 mijë euro.
“Të dashur miq, ju keni ndjekur këtë javë zhvillimet në Kodrën e Diellit dhe duelin e zhvilluar midis Kodrës së Diellit dhe Kodrës së Surrelit.
Denoncova falë BKH-së, të ndërgjegjshëm dixhitale, që në fillim çdo hap këtë ngjarje. Kërcënimet që i bëri Alban Dabulla, Edi Ramës me dosjen Xibraka dhe efektet e këtyre kërcënimeve.
Kontrollet që u bënë në Harabal, por ishte edhe një lokacion tjetër, si të themi Harabeli bis. Informova publikun se janë gjetur 230 mijë, natyrisht e ndryshoj shifrën që të mbroj sadopak burimin, por janë gjetur 220 mijë euro, por janë gjetur thasë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë, që vetëm Velica dhe Lalë Vjedhësi e dinë se çfarë janë ato.
Krahas tyre është gjetur dhoma e masazhit për dy tajlandezë. A janë të punësuar aty apo merren për seanca mesazhi, këtë nuk e di. Përdoret për përfitime apo vetëm për qëllime personazhe salla e mesazhit, nuk e di.