Shtetet e Bashkuara i vendosin sanksione Serbisë, Vuçiç e pranon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione brenda pak ditësh ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

Vuçiq ka thënë se një nga lajmet më të vështira të viteve të fundit, u është konfirmuar.

“Ende nuk e kemi marrë letrën zyrtare, por lajmi na është konfirmuar dhe shërbimi ynë e ka konfirmuar me shërbimet e simotrave. Prandaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin brenda pak ditësh sanksione të plota kundër Industrisë së Naftës së Serbisë për shkak të pronësisë ruse”, tha Vuçiq për mediat serbe transmeton “Al Jazzera“.

Vuçiq ka deklaruar se vendimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj NIS-it është gjeopolitik dhe i drejtuar kundër Rusisë dhe se po ashtu është llogaritur të “na detyrojë të vendosim sanksione ndaj Rusisë”, transmeton Telegrafi.

“Ky është një vendim shumë më i madh. Ky është një vendim gjeopolitik. Një vendim shumë më i madh se gjërat e përditshme këtu, të cilat zgjidhen në një mënyrë ose në një tjetër. Nuk kemi dëgjuar kurrë që amerikanët po e përgatisnin. Ne e dinim që Evropa po përgatitej për më shumë se dy vjet, por kurrë nuk dëgjuam që amerikanët po përgatisnin”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se evropianët filluan përgatitjen e këtij vendimi gjysmë viti pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Siç tha Vuçiq, këtyre sanksioneve të Thesarit Amerikan u bashkohen edhe britanikët.

“Por kjo do të thotë të gjithë, pasi kur një kompani është nën sanksionet amerikane, askush nuk do të punojë me të. Ju mund ta shihni këtë në (entitetin e BeH) Republika Srpska. Tani, meqë nuk i kemi marrë letrat, nuk e di sa kohë do të na japin”.

“Ne e prisnim të vinte nga BE-ja një vit e gjysmë më parë, nuk erdhi nga BE-ja, por vjen nga Amerika, që janë ndoshta sanksionet më të rënda. Nga ai sekondë, gazsjellësi Janaf në Kroaci ju thotë – ne nuk e lëmë naftën të kalojë nëpër tubacionin e Adriatikut. Sigurisht, kjo na hap probleme me miqtë tanë rusë për gjithçka. Nga politike në gjithçka tjetër”, tha presidenti i Serbisë.

Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve.

Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.

Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi.

About Krye Redaktor

Check Also

Dronët misteriozë mbi SHBA dhe projekti “Blu Beam” me Antikrishtin, pse Trump është i shqetësuar?

Dronët misteriozë kanë pushtuar Amerikën. Biden i qetë, Trump i alarmuar. Çfarë thonë teoritë konspirative …