Skandali/ Berisha publikon foton: Ja konflikti flagrant i interesit të Dumanit me Veliajn

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi në selinë e PD denoncoi sërish veprimet skandaloze të kreut të SPAK.

Berisha tha se, Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki.

 “Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajos së gruas së tij, Anastas Meçaj.

Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po!

Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes.

Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit.

Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit.

Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë.

Tani BKH-ja dixhiale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare.

Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi.

Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen.

Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki. Ja ku është!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …