Berisha: Çfarë ka Mali i Zi më shumë që një pensionist atje merr 3 herë më shumë se pensionisti shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin që po zhvillon me pensionitët e Elbasanit, u ndal tek rritja qesharake e pensioneve të kryera nga qeveria aktuale, duke krahasuar Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kosovën, dy vende fqinje të cilët i kanë pensionet shumë herë më të larta krahasuar me vendin tonë.

Berisha tha se, Edi Rama, duke njohur krimin që ka bërë ndaj pensionistëve, ndërmori vallën e pashpirtësisë, ndërmori një seri takimesh një muaj e gjysëm se si t’i mashtronte këta njerëz dhe ky është krim i rëndë.

“Edi Rama, duke njohur krimin që ka bërë ndaj pensionistëve, ndërmori vallën e pashpirtësisë, ndërmori një seri takimesh një muaj e gjysëm se si t’i mashtronte këta njerëz.

Se si e si fajin e kanë biznesmenët.

Po pse e paskan biznesmenët fajin, kur kryeministri ka mbledhur prej tyre 8.2 miliardë euro.

8.2 miliardë euro të dashur miq janë dy buxhete të vitit 2008.

Ç’faj paskan biznesmenët këtu? Për të bërë atë që pensionistët të shohin me urrejtje biznesmenët dhe të besojnë se këta janë fajtorë dhe jo qeveria.

Cinike! Fajin e ka ajo që trashëguam dhe ajo që trashëguam është kjo.

E di çdo pensionist, gjetëm pensionin minimal 36 euro, e rritëm në 82 euro.

Gjetëm pensionin mesatar 70 euro, e rritëm në 105 euro.

Sot, pensioni mesatar, sepse euro ishte 140 lekë, nuk ishte narko-euro, në atë kohë narko-eurot nuk bënin ligjin në ekonomi, pra në 12 vjet, sot çdo pensionist merr 30 përqind më pak po të kemi parasysh edhe kursin e këmbimit.

E vërteta është se çmimet e ushqimeve bazë janë rritur, dhe janë krahasuar me çmimet në vendet e BE, nga 10 në 250 përqind më të larta.

Ju keni njerëz në Greqi, Itali, Gjermani, që të gjithë pazaret i bëjnë me çmime qartësisht më të lira se në Shqipëri.

Jo, thotë ky, nuk bëhet, se po të rrisim pensionet, vetëm sa nuk thotë se është një krim.

Pse nuk rriten pensionet? Po është krim të mos rriten pensionet.

Sa i ka pensionet sot Mali i Zi? 310 përqind më shumë se ne. Po çfarë ka Mali i Zi? Ka breg, që ne kemi 10 herë më shumë, ka male që ne jkemi shumë më tepër, ne kemi fusha, ata nuk kanë fusha, kemi të gjitha llojet e mineraleve.

Çfarë ka Mali i Zi që një pensionist të marrë sa 3 pensionistë tanë.

270 përqind më shumë merr pensionisti serb. Të gjithë në vitin 2013 merrnin më pak se ju.

280 përqind më shumë merr pensionisti në Maqedoni.

Albin Kurti u tha pensionistëve para 1 muaji, do ua rris 20 përqind. Mori 100 milionë euro dhe i çoi në fondin e pensioneve.

Po ne me 8 miliardë buxhetin, për 780 mijë pensionistëve, po çfarë pëson shteti nëse merr 800 milionë dhe i çon në fondin e pensioneve?

Si i sheh këta njerëz ai? Çfarë i konsideron ai këta? Njerëz që flasin me vete se nuk mbyllin dot muajin. Ky është krim, krim i rëndë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mbyllen hetimet për 3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”, Taulant Balla nuk preket

SPAK ka publikuar akuzat për të implikuarit në dosjen Toyota Auris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së …