Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave për shqiptarët si dhe ka bërë premtimin e fortë për mandatin e tretë në qeveri.
“Pa viza në Europë
15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar!Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE”, shkruan Berisha.