Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, denoncoi qeverinë për lejmin e investimit të parave te drogës në ndërtime. Berisha tha se, këtu çmimet janë më të shtrenjta se në Bruksel, më të shtrenjta se në një mori qytetesh evropiane.
“Plani i opozitës është zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, zero tolerancë. Fatmirësisht për ata që kanë memorie ne e kemi faktuar. Bosët e krimit dhe ushtarët e bandave, rreth 1050 të tillë në 18 muaj u vendosën para ligjit, kudo që ishin.
Një numër i tyre morën dënime përjetë, të cilët Edi Rama pas 2013 i nxori një e nga një nga burgjet. I garantoj nuk jam unë i taktikës, kokën të hanë, sepse kjo është nxitja më e fuqishme e krimit, hakmarrjes dhe vrasjeve. Jo. Qëndrimi ynë është, kudo që të jenë, do ti arrestojmë do ti vendosim para ligjit në Shqipëri. E kemi provuar ne këtë.
Herën e parë i kemi mbledhur nga Suedia, Ankaraja, SHBA, kudo që kanë qenë, kanë ardhur dhe do të vijnë, dhe ne do ti mbledhim nga të gjitha anët. Nuk mundet, sepse i kanë bërë dëme të tmerrshme Shqipërisë. Urdhëro çmimet e apartamenteve, nuk i prek kush dot.
Këtu çmimet janë më të shtrenjta se në Bruksel, më të shtrenjta se në një mori qytetesh evropiane.
Po si ka mundësi? Ka mundësi sepse ata vijnë dhe blejnë kate. Këto kullat që shifni ju, këto janë të gjitha pronë e tyre, shumica dërrmuese, nuk mund të them të gjitha, por në përqindjen dërrmuese dhe çmimet shkojnë në stratosferë.
Tani, po dëgjoja sot po bëhej gati të rritej dhe kafeja. Si ka mundësi që Shqipëria të ketë çmime 10 deri në 250 përqind më të larta të shportës, se në vendet e BE-së.
Droga, droga dhe vetëm droga.
Ndaj dhe ata janë një armik i egër, paraja e tyre është toksike, ata krijuan narkoeuron. Për të gjitha këto do të kenë përgjegjësi ligjore.
Sigurisht ne nuk jemi të praktikës, kokën ti hanë njëri-tjetrit. Ato i bën Edi Rama dhe Rama implikohet direkt në banditizmin e dënuar me ligj, por nuk është ky kapitulli tani”, tha Berisha.
Gazeta RD