Kryetarja e gjykatës së PD, avokatja Adriana Kalaja ka bërë një denoncim në SPAK për ish-drejtorin e Policisë bashkiake të Tiranës, Ermal Kapllanaj për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.
Kujtojmë se kallëzimi i Kalasë vjen pas denoncimeve se Ermal Kapllanaj, ish-kryepolici i Erion Veliajt, nuk ka deklaruar pasurinë për 7 vite.
Gjatë kësaj periudhe vjehrri i tij, Musa Memoçi, u bë aksioner në rrjetin e supermarketeve ‘FreshMart’.
Kjo situatë ngre dyshime mbi burimin e të ardhurave dhe ndikimin e Kapllanaj në dhënien e lejes për magazinat e kompanisë, duke u bërë objekt për një hetim të mundshëm nga SPAK-u.