Si i grabit 5 milion euro Balluku vetëm me një firmë, Bardhi denoncon skemën abuzive

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi edhe drejtuesi politik i Qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se ka grabitur 5 milionë euro me vetëm një firmë.

‘Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro!’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i Bardhit

Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!

About Redaksia

Check Also

Pse Veliaj kërkoi praninë e mediave të dirigjuara nga burgu kur foli vetë në GJKKO

Sot në mediat e paguara nga vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj nën akuzë dhe jo …