Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo për turizëm. Në asnjë rast vizita të tilla nuk bëhen pubike. Po përse Rama shkon kaq shpesh në Dubai? Sot në Dubai strehohen të gjithë krerët e krimit të organizuar shqiptar dhe jo vetëm ata. Dubai është epiqendra e një parajse fiskale të këtyre personazheve, por tashmë Rama është filmuar në takim atje edhe me krerët e kartelit të drogës “Sinaloa”. Arsyeja e këtij takimi nuk dihet, por natyrisht që këto kartele e shohin Shqipërinë si parajsën e pastrimit të parave të aktivitetit të tyre kriminal.
Mariglen Kume, MCNTV: Z.Berisha, pak vite më parë qeveria miratoi një ligj që supozohet do të favorizonte, ose do të shërbente për të përthithur bizneset e huaja në brandet ndërkombëtare. Pra, ligji për investime strategjike. Është shtyrë disa herë nga ana e qeverisë, dhe një nismë për ta shtyrë sërish me një vit është depozituar në parlamentin e Shqipërisë. Ndërkohë, sipas Eurostat kanë dalë disa të dhëna që Shqipëria renditet e 4-ta në Ballkanin Perëndimor për përthithjen e investimeve të huaja. Cili është qëllimi sipas jush i shtyrjes edhe me një vit, dhe a është i nevojshëm shtyrja e ligjit për investime strategjike?
Sali Berisha: Është një shtyrje vetëm për bosët e krimit dhe trafikantët. Ju besoj e keni marrë vesh, Edi Rama ka marrëveshje për të garantuar sasitë kolosale të parave të drogës dhe krimit, që të investohen në Shqipëri.
Unë do ta pyes këtu para jush, Edi Ramës. Në Aruba çfarë u diskutua dhe kë takove në Aruba. Nëse jo, thuaju shqiptarëve që nuk ke qenë, thuaju shkove me avionin me ‘Ismailin’, apo me ndonjë çarter tjetër. Por Aruba është bërë tashmë e njohur edhe në mediat ndërkombëtare.
Aruba që ta dinë shqiptarët, është një ish-koloni holandeze, në Karaibe apo se ku është.
Së dyti, ka një denoncim shumë të freskët, do të thosha të gazetarit më të informuar, ç’është e vërteta përsa i përket labirinteve të krimit në Shqipëri, që është Artan Hoxha. Po i informuar, atë nuk mund të ia mohojë njeri, e ka informacionin.
Artan Hoxha informoi shqiptarët se në Dubai, Edi Rama pat një takim të veçantë me bosët shqiptarë të drogës dhe krimit. Në atë takim është diskutuar angazhimi i shumave kolosale të tyre, në Portin e Durrësit. Ai me këtë dëshmi në televizion bëri një qartësim shumë të madh, sepse në Portin e Durrësit janë parashikuar të ndërtohen 12 mijë apartamente, 6 hotele luksoze me pishina, marina më e madhe në Mesdhe, etj., etj., në një kohë kur arabi i Edi Ramës, Alalabari është i zotuar për 70 milionë investim.
Atëherë nga do të vijnë miliardat e investimit aty. Doli e qartë, gazetari Artan Hoxha në dëshminë e tij, rrëfimin e tij në intervistën televizive ju tha shqiptarëve, se Edi Rama është takuar me bosët e krimit në Dubai në një sallë të veçantë.
Ditën e dytë të qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Që është takuar me bosët e Sinaloas, aty është i filmuar dhe nuk e mohoi. Por ky tani, kësaj here shkon e i takon atje ku janë.
Kështu që investitorët e huaj janë të përjashtuar me procedurë.
Tani do të ju tregoj një gjë personale.
Para shumë vitesh, shifja që këmbë, njeri, investim të huaj në Tiranë, nuk kishte, asnjë. Vinin investonin në Kamzë, investonin Vorë, por brenda kryeqytetit, asnjë njeri. Mendoja të jem i sinqertë me ju, që Koço Kokëdhima që ishte një me të, mendoja se ky duhet të jetë njeriu që e bind këtë, se të huaj nuk kanë punë në Shqipëri. Se kjo më çudiste, mbetesha i habitur. Tani mua më duhet ti kërkoj të falur Koços. Nuk ishte Koçoja, ishte ky vetë, sepse ky tani edhe pasi sikterisi Koçon, ky ndjek të njëjtën.
Bëhen tendera, zotëri. Ju thuhet se, paraqisni dokumentet, mirëpo procedura në e-Albania kërkon 38 ditë, tenderi përfundon në 34 ditë. Asnjë kompani përveç se, kompanitë që donte vetë, siç ishte tuneli i Llogarasë, që u gjet një emër, por në fakt e ndërtoi Gjoka, dhe që ndanë 50 milionë çmimi, tmerr.