“Votoni Partinë Socialiste”! Kreu i Drejtorisë së Arsimit në Durrës kërcënon drejtorët e shkollave

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar një tjetër rast abuziv ku administrata shtetërore është vendosur në shërbim të zgjedhjeve të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Noka ka publikuar denoncimin e një qytetari teksa thekson se kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika po kërcënon të gjithë drejtorët e shkollave dhe u ka dhënë urdhër që të votojnë Partinë Socialiste.

“Personi në foto quhet Hazbi Lika dhe është kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës. Një tjetër terrorist i votës së lirë, të cilin PD e ka listuar si anëtar të krimit të organizuar elektoral. Më poshtë vijon denoncimi i qytetarit: Pershendetje Flamur! Uroj dhe shpresoj te jeni mire! Ju lutem denonconi drejtorin e DRAP-it ne Durres, Z. Hazbi Lika. Ka mbledh gjithe drejtorat e shkollave e u ka dhene urdher per te mbledh vota per Partine Socialiste ne Shqiperi dhe diaspore. Angazhoni grupin e punes per te mbledhur fakte”, shkruan Flamur Noka.

About Redaksia

Check Also

“New Eastern Europe” : Rama një autokrat që ka zhdukur demokracinë, pasoja të rënda nëse BE e mbështet

Alejandro Esteso Pérez Në pushtet të pandërprerë që nga viti 2013, kryeministri shqiptar Edi Rama …