Gjekmarkaj: Të ndalim qeverisjen e lëmoshës, më 11 maj të sjellim ndryshimin e vërtetë!

I deleguari politik i PD për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi takimin e radhës me demokratë, qëndrestarë dhe banorë të Balldrenit, Torovicës dhe Kallmetit.

I shoqëruar edhe nga ligjvënësja demokrate e këtij qarku, Lindita Metaliaj, së bashku me kryetarin e PD-së Lezhë, Gjin Gjoni, gjatë takimit me banorët e këtyre zonave, Gjekmarkaj e vuri theksin te mungesa e investimeve nga ana e Bashkisë Lezhë.

Sipas Gjekmarkajt, është koha që qytetarët e Lezhës të ndalojnë këtë mazhorancë të babëzitur, përmes masivitetit në protestën kombëtare të mosbindjes civile të 23 dhjetorit në Tiranë.

‘Të ndalim qeverisjen që bën propagandë me lëmoshë për pensionistët, qeverinë e mbytur në korrupsion, të apelojmë emigrantët të votojnë më 11 Maj dhe të sjellim besimin’, theksoi Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Së bashku me deputeten znj. Lindita Metaliaj, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe anëtarë të Grupit të Punës, zhvilluam takimin e radhës me demokratë, qendrestar dhe banorë të Balldrenit, Torovicës dhe Kallmetit.

Para se gjithash, faleminderit demokratëve të Balldrenit, Torovicës, Kakarriqit dhe Gocajve të cilët qëndruan të fortë dhe sfidues duke nxjerrë fituese PD edhe në zgjedhjet e fundit lokale në këtë njësi administrative.

Faleminderit dhe mirënjohje për demokratët dhe banorët e Kallmetit, Rraboshtës dhe të Mërqisë të cilët u angazhuan për kauzat e PD. Sfidat në të cilat kaloji opozita dëshmuan vullnetin e demokratëve në të mirë të së ardhmes, në të mirë të PD, në të mirë të Shqipërisë.

Ndjehem mirë dhe besim plotë se ditë më të mira na presin, sfida dhe triumf. Këta që qeverisin sot, e dijnë fort mirë se si kanë ardhë në pushtet, edhe këta që drejtojnë bashkinë. E dijnë fort mirë se çfarë garë të pandershme kanë zhvilluar por jo fituar. Koha do ta tregojë dhe do ta dëshmojë. Historia do të flasë bashkë me drejtësinë mbi të djeshmen dhe të nesermen.

Nuk kanë bërë asnjë punë në Balldre, asnjë investim në Kallmet, as në Mërqi, as në Rraboshtë, as në Kolajakaj, as në Malecaj as në Kakarriq e askund.

Një qyqe rruge të përgjysmuar ndërtuan në Torovicë, dhe atë copë-copë. Rrugë e ngushtuar që nuk shndërrohen dot dy makina dhe burim aksidentesh. Nën qeverisjen tonë do ta çojmë në kuotat e saj normale.

Fusha e Balldrenit, Kakarriqit dhe e Torovicës po degradon, po humb fuqinë e saj prodhuese për një hidrovor që këta që kanë 12 vjet në pushtet e premtojnë çdo vit, por asgjë, asnjë investim. Të njëjtën gjë dhe me hifrovorin në Gocaj. Ndaj kanë emigruar mijëra banorë të Balldrenit, Kallmetit, Torovicës, Lezhës dhe nga katër anët e Shqipërisë.

Miq, Kallmeti ka gjitha resurset për të zhvilluar turizmin, por pa investime të Qeverisë është e pa mundur. E gjithë kjo zonë me probleme të energjisë elektrike. Në të gjitha fshatrat mungesë e saj. Ndaj, dhe ne si grup parlamentar i PD kërkuam të falen kamatvonesat e energjisë elektrike, si një shërbim i munguar.

Ne do ta kthejmë në prioritet zhvillimin ekonomik sipas resurseve të zonave. Mbështetje për agro-turizmim, për fermerët, bujqësinë dhe sektorë të tjerë.

Kjo zonë me kaq fusha prodhuese do ketë vëmendje krejt tjetër nën qeverisjen e PD. Nuk do të lejojmë që produktet e importit të lënë duke u kalbur në fushë bostani dhe prodhime të tjera.

Të nderuar të pranishëm, të bëhemi pjesë e ndryshimit. Të marrim pjesë masivisht në mosbinndjen civile të së hënës në Tiranë. Të ndalim qeverisjen që bën propagandë me lëmoshë për pensionistët, qeverinë e mbytur në korrupsion, të apelojmë emigrantët të votojnë më 11 Maj dhe të sjellim besimin.

Kam dhe një ftesë mbi aksionin tonë opozitar për të garantuar votën e lirë. Më 23 Dhjetor, të gjithë së bashku në mosbindjen civile në Tiranë.

Prograni emergjent i PD-së do të arrijë të bëjë historinë dhe të rrisë mirëqënien e mbarë shqiptarëve.

Pensione jo nën 200 euro!

Minimum jetik 200 euro!

Rrogë minimale 500 euro!

Rrogë mesatare 1200 euro! Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!

Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

Rrotacion! Ndryshim!

Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët! Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore!

 

About Redaksia

Check Also

Përveç përgjimeve dorëzohen edhe transaksione monetare të Veliajt, provat e reja e fundosin

Jo vetëm përgjime, por edhe afera të tjera pritet të rëndojnë pozitՃn e Veliajt. Burimet …