Sherri mes Shehajt dhe Nokës në Kuvend, Vokshi: Përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se sherri mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehaj në Kuvend ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Ajo shprehet se fakti që deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala në Kuvend nga Spiropali, i çon ata në përplasje apo konflikte.

“Nëse zbatohet rregullorja asgjë nuk do ndodhi

Ishte një përplasje e stisur prej kryetares së Kuvendit.

Secili deputet bazuar në rregulloren e Kuvendit ka të drejtën e procedurës, ka të drejtën e replikës.

Gjë që po mohohet në mënyrë të vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit.

Po sot paradite unë kam kërkuar fjalën për procedurë për të folur për njërin prej projektligjeve që ishte futur në rendin e ditës në shklelje me rregulloren.

E kam kërkuar fjalën disa herë në të gjitha format dhe kryetarja e Kuvendit që siç duket ka mbetur peng i konflikteve të brendshme dhe luftës së brendshme në grupin parlamentar të PS nuk na e dha fjalën as mua dhe as kryetares së Komisionit për çështjet e Shëndetësisë, zonjës Zheni Gjergji.

Gjithashtu edhe zoti Agron Shehaj kërkoi fjalën për replikë sepse iu përmend emri nga zv kryeministrja Balluku gjë që iu mohua nga kryetarja e Kuvendit.

Pra janë provokime të cilat më tej çojnë në zvarritje dhe në përplasje apo konflikte.

Nëse zbatohet rregullorja asgjë nuk do ndodhi“, tha Vokshi në Ora News.

Kujtojmë se Flamur Noka shtyu dhunshëm nga foltorja deputetin Agron Shehaj, i cili e mbante të bllokuar prej disa orësh, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca pas tensioneve për refuzimin e interpelancës me ministren Belinda Balluku. Por, pasi Agron Shehaj u largua nga seanca, ai vazhdoi të qëndronte para foltores, duke qenë “live” në rrjetet sociale me telefonin e tij.

Në këtë moment ka ndodhur dhe një përplasje e dytë fizike mes tyre, ku siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Flamur Noka i ka marrë dhunshëm telefonin dhe ia ka disa metra drejt derës së sallës.

About Redaksia

Check Also

Risia më e madhe në këto 34 vite është bashkëpunimi i PD me kryemagjistarin e fitores së Trump, Chris LaCivita

Kryetari i PD, Sali Berisha, në vijim të fjalës së tij para Kryesisë, e cilësoi …