Teliti: Ndotja e liqenit të Bovillës alarmante, kush mban përgjegjësi?!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka treguar pamje nga liqeni i Bovillës, teksa në këtë të fundit notojnë bidona plastikë, qese dhe mbetje të ndryshme.

Pamjet, që për Telitin janë shokuese, tregojnë gjendjen alarmante në liqenin e Bovillës.

Teliti ngre pikëpyetjen se a do të mbajë përgjegjësi Veliaj për këtë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e radhës, ditën e nesërme para Bashkisë Tiranë.

Reagimi

NDOTJA NË BOVILLË, KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI?

[🎥] Shikoni pamjet miq, të transmetuara sot live nga Bovilla, nga McnTv.

[🆘] Pamjet janë shokuese, pamje që rrënqethin këdo, pamje që flasin qartë mbi gjendjen alarmante në liqenin e Bovillës.

[❌] Bidona plastikë, qese plastike, mbetje nga më të ndryshmet, kanë pushtuar Bovillën.

[⁉️] A do mbajë kush përgjegjësi? A di gjë Veliaj cfarë po ndodh në Bovillë apo si përhera…”ai nuk di gjë…ai nuk ka faj…”

[🔵] Nesër në 11.00 para bashkisë të gjithë të protestojmë, “vrasja e avashët” që i bëhet Kryeqytetit mund të ndalet #osotokorrë

 

About Redaksia

Check Also

Rama fut në lista besnikët e tij, deputetët Naço, Xhoxhi e Duraj refuzojnë të garojnë

Kryeministri Edi Rama u shfaq i nxirë teksa futej në mbledhjen e kryesisë së PS. …