Balliu: Këta jetojnë me mafian, flenë me mafian e nuk njohin asgjë tjetër veç mafias

Në fjalën e tij, gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme përpara bashkisë së Tiranës, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, u shpreh se Rama dhe Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë, sepse janë kriminelë të lindur, e kanë kriminalitetin në gen, kanë kriminelë edhe prindërit dhe vetëm kriminela prodhojnë, i fusin në bashki, ministri e kryeministri.

“Të nderuar qëndrestarë, po të shikoni nga ajo dritarja ndryshe nga protesta e tjera, këto vemjet janë brenda sot sepse kanë marrë garanci nga drejtorët e rinj që kanë dalë në punë për t’i rënë në sy shefit që ne nuk do i lëmë protestuesit.

Kemi qenë të mirëkuptueshëm për çdo qytetar që na ndjek, e hapëm rruëgn 40 makinave, sepse ai që ëhstë këtu si shef that ë hapet kjo rrugë sepse ajo tjetra do bllokohet.

Shkuan dhe e bllokuan, në momentin që lamë makinat të kalojnë, e hapën rrugën prap? Përse?

Sepse duan që qytetarët që kalojnë këtu të përplasen edhe me ju që punoni atje, që të përplasen këta me ju dhe me shoferat e makinave sepseRama dhe Veliaj nga mëngjesi në darkë kërkojnë për gjak shqiptarësh në rrugë.

Sepse janë kriminelë të lindur, e kanë kriminalitetin në gen, kanë kriminelë edhe prindërit dhe vetëm kriminela prodhojnë, i fusin në bashki, ministri e kryeministri.

Këta jetojnë me mafian, flejnë me mafian e nuk njohin asgjë tjetër veç mafias.

Të nderuar miq e ju efektivë policie ju kemi dhënë disa herë e më duket naivitet nga ana jonë, por ne jemi njerëz të shpresës e ju do të vijë një moment që do thoni: Mjaft!

Na del dhe një Duman që thotë se ka drejtësi këtu, ndërkohë që arreston opozitën, dhe vijnë këtu me urdhër të kryemafiozit të Tiranës, dhe ju garantoj që do zhuken nga forcat e policisë sepse janë llum, dhe nuk janë pjesë e asaj uniforme”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …