Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ju drejtua me një fjalim parlamentit të Kosovës ne mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve.
Bardhi shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike, për proceset integruese dhe demokratizuese të Kosoves. Ai tha se kjo do duhet të jetë mbledhja e fundit formale mes dy kuvendeve, duke propozuar ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar me qellimin monitorimin e marrëveshjeve mes dy vendeve dhe një agjendë të qartë pune.
Në fjalën e tij Gazment Bardhi, përmendi edhe rezoluten qe Partia Demokratike, ka propozuar për dënimin e genocidit Serb në Kosove dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtarë përfshirë NATO dhe OKB. Për këtë qëllim, Bardhi propozoi koordinimin dhe unifikimin e qëndrimit të delegacioneve parlamentare në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dëshmi e asaj çka realisht janë Shqipëria dhe Kosova, një komb, një qëndrim.