CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi përplaset me Ramën në Parlamentin e Kosovës: Je thikë pas shpine ndaj Kosovës  

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kritukar ashpër Ramën në Kuvendin e Kosovës duke deklaruar se po i ngul thikë pas shpine Kosovës.

“Mund te flisja gjate per ate se cfare ka ndodhur ne Shqiperi gjate 10 viteve te fundit, por ky nuk eshte as vendi dhe as rasti.

Ne kemi një traditë që vëllaut nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllaut tonë, Kosovës.

Tradita e shqiptarit e do qe ne shtepine e vellait, motres, mikut, ku ne jemi sot te gjithe te sillesh me nderim e respekt e mos ta perdoresh per te lare hesapet me te ftuarit e tjere.  Une nuk kam deshire ta prish kete tradite fisnike te popullit tone, edhe pse nje prej parafolesve te mi u perpoq ta transferonte debatin tone te brendshem politik ne kete salle te nderuar”, tha Bardhi.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …