Berisha: Dumani është kriminel elektoral! Ulsi Manja e solli në Tiranë prokuroren që mbylli dosjen e tij dhe të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi gjatë konferencës për media se, Altin Dumani po përdor hetimet dhe akuzat si një pronë private dhe se ai ka shpërdoruar detyrën e tij për të bërë pazare politike.

Ai ka përmendur një rast konkret, ku Dumani dërgoi një dosje të rëndësishme te një ish-prokurore, Elizabeta Keshi, e cila mbylli dhe zhvlerësoi çështjen.

“Në deklaratën e tij Dumani tregon se hetimin, akuzën i ka pronë private.

Nuk ka ligj në botë që lejon që ti të delegosh për vitin tjetër hetimin, kjo dëshmon se Dumani është një kriminel elektoral.

Pasi dërgoi dosjen e Ulsiut dhe Edi Ramës tek Elizabeta Keshi, që nuk kishte asnjë lidhje me të, kjo është ish-prokurore në Peshkopi, dosjen e mbylli ajo, e zhvlerësoi dhe e bëri, Elizabetën e solli tani Ulsi prokurore në Tiranë. Mund të jetë anëtare KLP-je a ku ta di unë e me radhë.

Kështu që pikërisht kjo deklaratë dokumenton se Dumani është një kriminel elektoral që bën pazare në favor të partisë së tij, që amniston krimin elektoral se do fillojë nga janari e tutje.
E garantoj se do bëhet përgjegjës një për një për këto qëndrime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama fut në lista besnikët e tij, deputetët Naço, Xhoxhi e Duraj refuzojnë të garojnë

Kryeministri Edi Rama u shfaq i nxirë teksa futej në mbledhjen e kryesisë së PS. …