Berisha publikon dokumentin skandaloz: Vetingu u bë me lista të ardhura nga partia!

Lideri i opozitës ka bërë publik një skandal të madh që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Ai publikoi para gazetarëve një faqe protokolli, “se protokollet janë publike të mbledhjes së vetorëve”, të nje takimi të atyre që kanë bërë vetingun ne drejtësi.

Berisha: Ndaj dhe për ta çuar pak më tej, unë ju kam deklaruar ju këtu se është vepruar me lista të ardhura nga partia. Komitetet e PS hartuan listat e prokurorëve dhe gjykatësve për çdo rreth që ishin kundërshtarët e tyre.

Pastaj u kategorizuan ata të lëkundurit që edhe e dredhin, edhe nuk e dredhin.

Në fund mbetën besnikët.

Do ju lexoj këtu me lutjen time të keni durim, se duhet ta lexoj siç është shkruar, një faqe protokolli, se protokollet janë publike të mbledhjes së vetorëve.

Kryetarja Genta Tafa: Unë do isha shumë dakord që t’i fusnim të gjithë në short nga A tek ZH dhe ndërkohë ndryshojmë të hapet procedurale afatin.

Xhensila Pine, komisioner: T’i hedhim si propozim që të bëjmë këtë shortin e veçantë në vend të 15-ës se kjo mbetet zgjidhja.

Roland Ilia: T’i pyesim edhe njëherë si të bëjmë.

Genta Tafa: Bëni si të doni, thonë. (E ka fjalën për ndërkombëtarët) Miratojmë listën njëherë? Ka kundër? Nuk ka, lista miratohet me 120 emra nga ONM-ja. Data e shortit?

Xhensila Pine: 15, duhet të hedhësh në votë propozimin që të bhet në 15 dhe të zëvendësohet shorti i zakonshëm.

Genta Tafa: Jo, këto janë dy propozime. Unë jam personalisht shumë dakord që të bëhet më 15 dhjetor, por unë nuk jam dakord që të anshkalojmë shortin e zakonshëm. Për mua do të ishte e tepër se ne e kemi përjashtuar shortin e zakonshëm dhe kemi hyrë në gojën e medias, heq këtë dhe vë atë.

Halli janë goja e medias, jo ligji dhe e drejta këta.

Xhensila Pine: T’i hedhim në votë me zëvendësim, po nuk u miratua, do ngelet ashtu Genta. Ta hedhim në votë të zëvendësojmë 15 dhjetorin me këtë listën që na erdhi dhe shortojmë vetëm 120.

Genta Tafa: Ddakord. Propozimi i Xhensilës. Kush është dakord?

Komisioneri Olsi Komici, mbajeni shënim se na del një Olsi i tretë i dosjes së Altin Bajrit. Olsi i parë u supozua se mund të ishte Olsi Dado, ai nuk ishte dhe unë që e publikova mesazhin e qytetarit dixhital mora një kundërpërgjigje nga Altin Dumani se nuk është Olsi Dado. Po se cili është Olsi, e fsheh Altin Dumani. Altin Dumani nuk tregon se cili është Olsi që mori dy kostume fringo.

Olsi Komici: Do diskutim kjo. Duhet të mblidhemi me ndërkombëtarët. Nuk mund të ecim ashtu ne.

Etleda Çiftja: Ndërkombëtari ka thënë, bëj çfarë të duash. Kjo është pyetje vetes. Do 240 apo 120.

Komisionere famoze Valbona Sanxhaktari, ish-nusja e Hakmarrjes për Drejtësi, përfaqësuese kryesore e Fatmir Xhafës në veting: Nuk është vetëm kjo pyetja Leda, se nuk është korrekte që ta zëvendësojmë, mendoj unë, për procedurë. Edhe unë nuk dua 240 dhe jam për variantin që ta shortojmë këtë dhe pastaj të shohim se çfarë mund të bëjmë me 15 dhjetorin. Për procedurë ti nuk ke si ta bësh. Për procedurë ti thua kjo ka tjetër bazë, po e bëj këtë. E anulloj shortin e 15 dhjetorit sipas pikës 8 për 15 qershor për shkak të ngarkesës nëse edhe këtë do e vendosim ose hajde ta shortojmë.

Komisionerja Etleda Çiftja: Genta ia ka foruarduar Ferdinandos dhe ai ka thënë bëni çfarë të doni, kjo është zgjidhja juaj. (Dëgjoni tani se çfarë përfaqësimi nga ONM).

Olsi Komici: Po nuk është përgjigje bëni çfarë doni.

Kryetarja Genta Tafa: Ore, a e kam sjellë me email? Tani unë jam që ta hedhim këtë, propozoj që ta hedhim, perceptimi i publikut kur ti hedh një short jashtë afatit, për mua jepte efekte në publik, sepse të tërë e komentuan 48-shen. Ndërkohë, nëse ne fusim edhe 120, nuk kuptojmë më, se mund të jetë 200 rekomandimi i ONM-së. Edhe heqim këtë dyshimin që 48-shja është e paragjykuar (e kuptoni se lista 48 është e paragjykuar me damkë), se ata të 48 do të shkojnë në Strasburg, kurse nëse i fusim 120, do të thotë që ONM-ja nuk ka pasur paragjykim, thjesht ka qëlluar.

Komisionerja Valbona Sanxhaktari: Jo më, ka futur aty burra e gra, e ka kopsitur mirë.

Ja pra, ky është dokumenti i mbledhjes së vetorëve se si këta kanë vepruar ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të vendit.

Si të maskojnë, si të fshehin kurbanët e partisë me të tjerë.

Si të shpëtojnë nga Strasburgu.

Si të mashtrojnë publikun.

About Redaksia

Check Also

Lista e hapur e PD për Tiranën

Është zbardhur lista e hapur e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, të …